Fikayo Tomori ka filluar të kthehet në nivelet e treguara gjatë suksesit të Milanit kur fitoi titullin, duke shkëlqyer edhe një herë pas vendimit të tij për të refuzuar Paris Saint-Germain në verë.

Mbrojtësi 25-vjeçar anglez ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë në fitoren 1-0 të kuqezinjve ndaj Hellas Verona të shtunën, duke fituar nëntë duele dhe duke plotësuar 55 pasime ndërsa ndihmoi ekipin e tij të rikthehej te fitorja pas ndeshjeve kundër Interit dhe Newcastle United.


Tomori po përpiqet të tregojë më të mirën e tij këtë sezon për tu kthyer startues i rregullt në skuadrën e Anglisë të udhëhequr nga Gareth Southgate.

tomori 1

Siç shkuan Calciomercato.com, në fund të sezonit të kaluar PSG iu afrua agjentëve të Tomorit për të eksploruar një lëvizje të mundshme në afatin kalimtar të verës.

25-vjeçari e bëri të qartë se nuk kishte interes të largohej nga Milani dhe refuzoi qasjen e tyre, duke i shtyrë PSG-në të drejtoheshin te Lucas Hernandez. /Telegrafi/

telegrafi sport app