Fikayo Tomori ka mbërritur për teste mjekësore te Milani, ku kalimi në këtë klub nga Chelsea ka mbetur  vetëm formalitetet.

Milani tashmë ka depozituar kontratën e Tomorit në Lega Serie A dhe lojtari ka zbritur në kryeqytetin e modës.


Mbrojtësi thuhet se do të bashkohet me Rossonerët si huazim.

Milani e mban edhe mundësin për ta blerë mbrojtësin për 28 milionë euro.

Tomori do të jetë nënshkrimi i tretë i Milanit, pas Mario Mandzukic dhe Soualiho Meite këtë dimër.

Kuqezinjtë janë lider në Serie A dhe kërkojnë që të përforcojnë skuadrën që ta mbajnë këtë vend në renditje. /Telegrafi/

telegrafi sport app