LAJMI I FUNDIT:

Tom Cruise dhe Ana De Armas ndezin thashetheme për romancë me një dalje tjetër së bashku

Tom Cruise dhe Ana De Armas ndezin thashetheme për romancë me një dalje tjetër së bashku

Tom Cruise dhe Ana De Armas janë parë për herë të dytë së bashku javën e kaluar, duke mbërritur në Heliportin Battersea pas një dite në Longcross Studios.

Ky takim vjen pas darkës së tyre të përfolur në Ditën e Shën Valentinit, duke shtuar spekulimet për një lidhje mes tyre.

Ylli 62-vjeçar i Hollywood-it u shfaq i buzëqeshur dhe i relaksuar, ndërsa ecte pranë aktores 36-vjeçare, e cila kishte zgjedhur një veshje elegante dhe të thjeshtë, shkruan DailyMail.


Të dy u panë duke biseduar me stafin dhe duke përshëndetur sigurinë, duke dhënë përshtypjen e një raporti të afërt.

Pak kohë më parë, Ana dhe Tom ishin fotografuar në Londër gjatë një darke në Soho, ku u rrethuan nga fansat dhe morën kohë për t’u ndalur e bërë fotografi me ta.

Ana u shfaq me një stil elegant dhe minimal, ndërsa Tom mbante një kostum të thjeshtë, por të kuruar.

Ky takim i fundit vjen mes spekulimeve për jetën sentimentale të të dy aktorëve. Ana është parë më parë në një moment romantik në Madrid me Manuel Anido Cuesta, duke lënë të kuptohet se ka përfunduar lidhjen me Paul Boukadakis.

Nga ana tjetër, Tom ka pasur një jetë dashurie mjaft të përfolur dhe është martuar tri herë më parë.

Në një intervistë të fundit, Ana e përmendi Tom Cruise si një frymëzim për përkushtimin e tij ndaj punës, duke theksuar se e kupton plotësisht përse ai i kryen vetë skenat e rrezikshme.

Romanca mes dy aktorëve mbetet ende në nivel thashethemesh, por daljet e tyre të shpeshta së bashku vetëm sa e shtojnë kuriozitetin e fansave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Egli e prerë në raportin me Gjestin: Ti rrugës tënde, unë rrugës time

Magazina
Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj - Anisa Veseli nis procedurat ligjore

Mashtrimi nga klinika për sëmundjen e saj - Anisa Veseli nis procedurat ligjore

Magazina
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Magazina
Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Pamjet e fundit të anëtarëve të grupit të DNK-së para se të vdisnin në zjarrin në Maqedoni

Magazina
Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Kush ishte këngëtari maqedonas që vdiq duke shpëtuar të tjerët nga zjarri në diskotekën e Koçanit?

Magazina
DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

DNK - Çfarë dihet për grupin që performoi në natën tragjike të Koçanit ku humbën jetën 59 persona

Magazina
Kalo në kategori