Protestuesit në Kenia raportohet se janë qëlluar për vdekje dhe zjarret shpërthyen brenda parlamentit pasi politikanët votuan në favor të një projektligji të diskutueshëm tatimor.

Të paktën 10 persona u vranë, tha mjekja Vivian Achista, pasi policia hapi zjarr kur protestuesit i pushtuan dhe hynë në kompleksin e parlamentit, transmeton Telegrafi.


1 160

Një mjeke tjetër tha se të paktën 50 persona të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë. Pamjet nga vendi i ngjarjes duket se tregojnë disa trupa të palëvizshëm në tokë.

2 38

Mijëra njerëz ishin në rrugët e kryeqytetit Nairobi të martën për të kërkuar që politikanët të votojnë kundër taksave të reja.

3 30

Video nga brenda parlamentit shfaqi tavolina dhe karrige të përmbysura dhe të copëtuara, ndërsa pamjet jashtë tregonin zjarre, gaz lotsjellës dhe topa uji duke u përdorur.

4 21

Protestuesit u dëgjuan duke bërtitur "ne po vijmë për çdo politikan" dhe disa ligjvënës u detyruan të ikin nga parlamenti përmes një tuneli.

5 11

Zyra e guvernatorit të Nairobit u dogj gjithashtu dhe u raportuan trazira në qytete të tjera.

6 8

Gjysmëmotra e ish-presidentit amerikan Barack Obama, aktivistja Auma Obama, u godit me gaz lotsjellës gjatë një interviste të drejtpërdrejtë derisa po fliste për situatën me CNN.

Projektligji do të vendosë taksa të reja, duke përfshirë një tarifë eko-takse që rrit çmimin e mallrave dhe pelenat.

Propozimet për të taksuar bukën, vajin e gatimit, pronësinë e makinave dhe transaksionet financiare u hoqën pas një proteste publike - me shumë kenianë të zemëruar për rritjen e kostos së jetesës në vendin e Afrikës Lindore.

Ka pasur protesta në çdo lexim të projektligjit, ku e marta është raundi i tretë dhe i fundit.

Presidenti i vendit, William Ruto, tani duhet të nënshkruajë ligjin - por mund ta kthejë atë në parlament nëse ka kundërshtime. /Telegrafi/