Lajm i keq në Kombëtaren e Argjentinës para fillimit të Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Në stërvitjen e ditës së sotme, argjentinasi ka pësuar një lëndim të rëndë duke u larguar me ambulancë.


Ka qenë faqja zyrtare e Kombëtares së Argjentinës në Twitter që ka njoftuar për lëndimin e lojtarit.

"Manuel Lanzini ka pësuar lëndim në stërvitjen e mëngjesit. Lojtari ka thyer ligamentin anësorë të gjurit të djathtë", thuhet në njoftimin e Kombëtares argjentinase.

Mesfushori i West Ham ishte projektuar si titullar tek Kombëtarja e Argjentinës, ndërsa startoi edhe në ndeshjen e fundit të fituar 4-0 ndaj Haitit.

GettyImages 963629550 Manuel Lanzini (Getty Images)

Përpos Lanzinit, Argjentina ka mbetur edhe pa portierin Sergio Romero që pësoi lëndim ditë më parë.

Mbetet të shihet se cili lojtar do të jetë zëvendësues i mesfushorit të West Hamit. /Telegrafi/

telegrafi sport app