Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi, ka vendosur që sivjet ta sprovojë veten në Festivalin e Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Ajo është duke garuar në edicionin e 59-të të këtij festivali me këngën “Tjerr”.


Një këngë e lehtë e zhanrit jazz, duket të jetë e duhura që e sjell Evin më ndryshe dhe të veçantë sivjet.

Kompozimin e kësaj kënge ajo ia ka besuar kompozitores Olsa Toqi, e cila ka arritur që në Eurovisionin e vitit 2016 të dërgojë një këngë, përkatësisht “Fairytale” të Eneda Tarifës.

Ndërkohë, teksti i cili është mjaft interesant i është besuar autorit Florian Zyka.

130730048 406484700587190 2800435479070559057 n

Festivali i RTSh-së do të zhvillojë tri netët e tij në datata 21, 22 dhe 23 dhjetor 2020, në formën virtuale.

Artistja Reçi duket ndër pretendentet më të forta të edicionit të këtij viti, teksa pritet të shkӕlqejë me interpretimin live të “Tjerr”.

129732245 450716962987331 3704575467170771135 n

Prvese muzikante, Evi Reçi zhvillon edhe profesionin e saj si prezantuese e emisionit të pasditës në “Vizion Plus”. /Telegrafi/