Sean Penn interviston Charles Bukowskin
Përktheu: Fadil Bajraj (marrë nga: “Drinking With Bukowski – Recollections of the Poet Laureate of Skid Row”, redaktor Daniel Weizmann, Thunder’s Mouth Press, New York, 2000).
MBI BARET:
Nuk dal më aq shumë në bare. E kam qitur jashtë sistemit tim atë vaki. Tash, kur futem në bar, gati më vjen për të vjellë. Kam parë shumë prej tyre, është tepër shumë – ajo gjë është derisa je i ri, e di, dhe të pëlqen të grushtohesh me ndonjë tip, e di, të luash rolin e has burrit të hamamtë – përpiqesh t’i pushtosh hapësirat në moshë, nuk më duhen ato gjëra. Ditëve të sotme në bare shkoj sall për të pëshurrë. Tepër shume vite kam kaluar në bare. Aq keq është bërë, sa që kur futem në ndonjë bar, si të kaloj pragun e derës më vjen të vjell.
MBI ALKOOLIN:
Alkooli me sa duket është një nga gjërat më madhështore që ka arritur në tokë – krahpërkrah me mua. Përnjëmend … këta dy janë arritjet më të mëdha mbi sipërfaqen e tokës. Prandaj … ne ia çojmë mirë. Përfundimisht te shumica e njerëzve është shkatërrues. Unë jam sall një hap prej një gjëje të tillë. Gjithë krijimt arinë time e bëj derisa jam i dehur. Bile edhe me gra, e di, gjithmonë kam qenë fjalëpaktë në aktin e çuar së dashurisë, kështu që alkooli më ka lejuar, seksualisht, të jem më i lirë. Është një përmbushje, ngase në parim jam i marrshëm, person i tërhequr, dhe alkooli ma lejon të jem ky hero, që përparon në hapësirë dhe kohë, duke i bërë gjitha këto gjëra të guximshme … Kështu që më pëlqen … përnjëmmend.
MBI DUHANIN:
Më çëlqen të pi duhan. Duhani dhe alkooli e balancojnë njëri-tjetrin. Kam pasur zakon të zgjohem nga pija, e di, dhe pi shumë duhan, me duar të verdha, e ke të qartë, sikur të kesh doreza në to … pothuajse të bojëkafta … e thuash, “Oh, mutsihane … si duken mushkëritë e mia? Oh, Jezu!”
Ndjenja më e mirë është kur e fshikullon ndonjë tip, të cilin nuk është dashur ta rrahësh. Një herë u pata futur në një gjë të tillë, ishte një tip i pafytyrë. I thashë, “Dakord. Dalim.” Nuk ishte kurrfarë problemi – e rraha shumë lehtë. Rrinte i shtrirë në dhe. Kishte hundën plot gjak, krejt trupin. Thoshte, “Jezu, ti lëviz ngadalë, o njeri. Kujtoja se do ta kem lehtë me ty – e kur filloi rrahja e mallkuar – s’mund t’i shihja duart tua më, kishe shpejtësi të hamamtë. Çka ndodhi?” Thashë, “Nuk e di, o njeri. Këto punë bash kësisoj e kanë.” E ruan. E ruan për çastin e duhur.
Maçorri im Beeker, është luftëtar. Ngandonjëherë edhe shqyhet ngapak, poësr gjithmonë del fitues. Të gjitha ia kam mësuar, e di … udhëheq me të majtën, godet me të djathtën.
MBI MACET:
Të kesh një grumbull macesh përreth vetes është mirë. Nëse ndihesh keq, sall shikoji macet, do të ndihesh më mirë, sepse ato e dinë se çdo gjë është ashtu siç është. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ato bash e dine. Ato janë shpëtimtaret. Sa më shumë mace që ke, më gjatë jeton. Nëse i ke njëqind mace, do të jetosh dhjetë herë më shumë se sa nëse i ke sall dhjetë. Një ditë edhe kjo do të zbulohet, dhe njerëzit do t’i kenë nga njëmijë mace dhe do të jetojnë përgjithmonë. Përnjëmend është qesharake.
MBI FEMRAT DHE SEKSIN:
I quaj makina ankuese. Tipi gjërat kurrë nuk ia bënë me rregull. Dhe o njeri, kur e flakë atë histeri aty … harroje. Më duhet të dal, të futem në automobil, e të ik. Kudo. T’i pi disa kafe diku. Kudo. Çfarëdoqoftë por edhe një femër tjetër. Ma merrë mendja se ato janë të ndërtuara bash në forma të ndryshme, pajtohesh? Histeria ia fillon … ato ikin. Duhet të largohesh, ato nuk e kuptojnë. (Me piskamë gruaje) “Ku po shkon?” “Po shkoj në pidh të s’amës, loçkë!” Ato kujtojnë se jam urrejtës femrash, por nuk jam. Shumica përgojojnë. Sall dëgjojnë se “Bukowski është derr mashkull shovinist”, por nuk e kontrollojnë burimin. Sigurisht, se ngandonjëherë femrat i bëj të duken të mbrapshta, por edhe meshkujt i bëj të tillë. Nëse vërtet mendoj se është keq, atëherë them se është keq – mashkulli, femra, fëmija, qeni. Femrat janë shumë prekëse, ato kujtojnë se shikohen me sy të keq. Ky është problem i tyre.
E PARA:
Kur e kam qirë të parën ka qenë më e çuditshmja – nuk kam ditur – ajo më ka mësuar si ta lëpij pidhin e të gjitha gjërat rreth qirjes. Nuk kam ditur gjë. Ajo tha, “E di, Hank, je shkrimtar i madh, por nuk di kurrnjë send mbi femrat!” “Çka po do me m’thënë? Kam qirë shumë femra”. “Jo, ti nuk di gjë. Lermë të t’i mësoj do gjëra.” Thashë, “Dakord.” Tha, “Je nxënës i mirë, o njeri. Me të parën i zë gjërat.” Kjo ishte e tëra – (Ai u shqetësua paksa. Jo për shkak të specifikave, por më parë shkaku i sentimentalizmit të rikujtimit.) Por e gjithë ajo lëpirje pidhi të mutsihantë mund të jetë njëfarë nënshtrimi. Më pëlqen t’i kënaq ato, por … E gjitha është e mbivlerësuar, o njeri. Seksi është gjë e madhe vetëm nëse nuk ke kurrfarë marrëdhëniesh seksuale.
MBI SEKSIN PARA AIDS-it (DHE MARTESËN E TIJ):
Kisha zakon të futesha e të dilja nga ata çarçafë. Nuk e di, ka qenë njëfarë lloj transi, trans i të qirit. Sall qija, e qija (qeshet) … Përnjëmend! (qeshet)
E femrat, e di, ua thoja disa fjalë, dhe sall i kapja për dore, “Eja, loçkë”, i çoja në dhomën e fjetjes dhe i qija. E ato pajtoheshin me këtë, o njeri. Kur një herë të zësh këtë ritëm, o njeri, s’mund të ndalësh më. Jashtë ka shumë femra të vetmuara, o njeri. Ato duken bukur, ato sall nuk ia dalin mbanë. Rrinë krejtësisht të vetmuara, shkojnë në punë, kthehen në shtëpi … për to është gjë e madhe të kenë ndokënd që do t’i qi. Dhe nëse ai gjendet pranë, pi e bisedon, e di, është goxha dëfryese. Ka qenë bukur mirë … e unë kam pasur fat. Femra modern … ato nuk t’i qepin çorapat … harroji.
MBI TË SHKRUARIT:
E kam këtu një tregim të shkurtër nga pikëshikimi i një dhunuesi, që ka dhunuar një vajzë të vogël. Kështu që njerëzit më akuzuan. Thoshin, “Të pëlqen të dhunosh vajza të vogla?” Thosha, “Natyrisht se jo. Po e fotografoj jetën.” Kam pasur telashe me shumë mutsihane të mia. Në anën tjetër telashet i shesin do libra. Por, por thelbi, kur shkruaj, është për mua. (Thithë thellë cigaren) Është bash si kjo. “Thithja” është imja, hiri është për tavëll … kjo është për botim.
Kurrë nuk shkruaj gjatë ditës. Është sikur të vraposh cullak nëpër qendër tregtare. Të gjithë mund t’ju shohin. Natën … atëherë kur mund të bësh ç’të do qejfi … magjikja.
MBI POEZINË:
Gjithmonë më kujtohet oborri i shkollës fillore, kur fjala “poet” apo “poezi” përmendej, të gjithë tipat e vegjël ia krisnin gazit dhe talleshin. Mund ta kuptoj se përse, ngase është pjellë e rreme. Ka qenë e rreme dhe snobiste dhe e trashëguar me shekuj. Është skofi e tepruar. Është e mbiçmuar. Është një grumbull bërlloku. Poezia me shekuj është pothuajse bërllok absolut. Është hile, rrenë.
Ka pasur shumë pak poetë të mirë, mosmë keqkupto. Ka qenë një poet kinez, i quajtur Li Po. Ai ka mundur të fus më shumë ndjenja, realizëm dhe pasion në katër a pesë vargje të thjeshta se sa shumica e poetëve që munden në dymbëdhjetë a në katërmbëdhjetë faqe të mutsihanes së tyre. Edhe po ashtu ka pirë verë. Ai ka pasur zakon t’ua fuste zjarrin poezive të veta, të lundrojë lumit teposhtë, e të pi verë. Perandorët e donin, ngase mund ta kuptoni se ç’donte të thoshte … por, natyrisht, ai i ka djegur sall poezitë e këqija. (qeshet)
Çfarë jam përpjekur të bëj, kërkoj falje nga ju nëse më lejohet, është të sjell aspektin e jetës të punëtorve të fabrikës … të gruas që bërtet kur kthehet në shtëpi nga puna. Realitetet bazike të ekzistencës së çdo njeriu. Sall mbaje mend se poezia e shekujve është mut. Është turp.
CELINE:
Herën e parë kur e kam lexuar Celinein, u pata shtrirë në shtrat me një kuti të madhe biskotash Ritz. Ia fillova ta lexoj dhe t’i haja këto biskotat Ritz, dhe qeshja, e haja biskota Ritz. E lexova krejt romanin me një frymë. Por, edhe kutia e biskotave Ritz ishte bosh, o njeri. Dhe u çova e piva ujë, o njeri. Është dashur të më shohësh. Nuk mund të lëvizja. Këtë do të duhej ta bënte shkrimtari i mirë. Ai pothuajse do të duhej të të vriste … edhe i keqi do ta bënte të njëjtën gjë.
MBI SHAKESPEARE-in:
Ai është i palexueshëm dhe i mbivlerësuar. Por njerëzit nuk duan ta dëgjojnë këtë. E kupton, nuk mund t’i sulmosh shenjtorët. Shakespeare është ngulur nëpër shekuj. Mund të thuash “Filan-fësteku është aktor i keq!” Por nuk mund të thuash se Shakespeare është mut. Sa më gjatë që ndonjë gjë gjendet këndejpari, snobët fillojnë t’i ngjiten si ndalk. Kur snobët ndiejnë se diç është e sigurt … ata ngjiten. Në çastin kur ua thoni të vërtetën, ata harlisen. Nuk mund ta durojnë. Kjo ua sulmon procesin e tyre të të menduarit. Ata më neverisin.
MBI MATERIALIN QË PREFERON TË LEXOJË:
E kam lexuar në The National Require, “A është burri juaj homoseksual?” Linda më ka thënë, “E ke zërin si pederast!” I thashë, “Oh, përnjëmend. Gjithmonë pyesja veten”. (qeshet) Ky artikull thotë, “A i nxjerrë vetullat?” Mendoja, ç’mutsihane! Këtë e bëj gjithmonë. Tash e di se çka jam. I nxjerr vetullat e mia … Jam pederast! Në rregull. Është goxha mirë për The National Require të më tregojë se çka jam.
MBI HUMORIN DHE VDEKJEN:
Ka shumë pak. Humoristi më i mirë i fundit, ka qenë një tip i quajtur James Thurber. Por humori i tij ka qenë bash i mrekullueshëm, ata duhej ta mbikëqyrnin. Tash, ky tip ka qenë, ajo që quhet psikolog/psikiatër i kohës. Ai e ka pasur atë gjënë mashkull/femër – e di, njerëz që i shohin gjërat. Ai ka qenë ilaç për gjithçka. Humori i tij ka qenë aq real, gati është dashur të bërtitej që ta nxirrni qeshjen me një çlirim të furishëm. Pas Thurberit, nuk më kujtohet askush … Edhe unë e kam një sens të tillë … por jo siç e bënte ai. Atë që kam unë, nuk e quaj humor. Do ta quaja “anë komike”. Pothuajse jam dhënë i tëri në anën komike. Pavarësisht se çfarë ndodh … është qesharake. E di, ne dhjesim përditë. Kjo është qesharake. A s’ta thotë mendja? Duhet të vazhdojmë të pëshurrim, të fusim ushqim në gojë, dylli na mbush veshët, flokët? Do të duhej ta gërvishim veten. Përnjëmend gjë e shëmtuar dhe e budallenjtë, e di? Gjinjtë janë të padobishëm, përderisa …
E di, ne jemi përbindsha. Po që se do të mund ta shihnim këtë, do të mund ta donim veten … kuptoje sa qesharak jemi, me plagët tona të brendshme kudo – i kemi treguar të gjitha mandatet tona. Me lindje, a e kemi fituar jetën? Jo bash përnjëmend, por sigurisht që jemi të kapur me qisin … Nuk e duroj më. Nuk e duroj as jetën. Nuk e duroj as vdekjen. Nuk duroj të jem i zënë midis të dyjave. A e di sa herë kam provuar vetëvrasjen? (Linda pyet, “Provuar”) Më jep kohë, jam sall 66 vjeç. Ende jam duke punuar në të.
Kur e ke kompleksin e vetëvrasjes, për asgjë s’ta ndien … përveç humbjes në gara kuajsh. Disi kjo të merakos. E përse kështu? … Ngase e përdor mendjen (në gara kuajsh) e jo zemrën.
Kurrë nuk kam kalëruar kalë.
Nuk jam edhe aq i interesuar në kalë, siç jam i interesuar në procesin e të pasurit mirë dhe keq … selektivisht.
MBI GARAT E KUAJVE:
Për një kohë të shkurtër në gara kuajsh, jam përpjekur që të fitoj para për të jetuar. Është e dhimbshme. Është ngazëllyese. Çdo gjë është në vijë – renta – çdo gjë. Por kur përpiqesh të jesh tepër i kujdesshëm … atëherë kjo nuk është e njëjta gjë.
Një herë rrija poshtë te një kthesë. Ishin dymbëdhjetë kuaj në garë dhe që të gjithë shkonin tok. Dukej si një mësyemje e madhe. E gjitha që shihja ishin bythët e mëdha të kuajve që shkonin lart e poshtë. Dukeshin të harlisur. Shikoja ato bytha kuajsh e mendoja, “Kjo është marrëzi absolute!” por, pastaj ke ditë të tjera ku i fiton katërqind a pesëqind dollarë, fiton në tetë a nëntë gara me radhë, ndihesh si Zot, i di ti të gjitha. Të gjitha këto shkojnë së bashku.
(atëherë më drejtohet:)
CB: Të gjitha ditët tua nuk janë të mira, apo jo?
SP: Jo.
CH: Disa nga to janë të mira?
SP: Po.
CB: Shumica e tyre?
SP: Po.
(Pas një pause, qeshje befasie)
CB: Kujtoja se do të thoshe “Sall disa … ” Sa zhgënjyese!
MBI NJERËZIT:
Nuk merrem shumë me njerëz. Më shqetësojnë. Thonë se nëse merresh tepër shumë me dikënd, do t’ia fillosh të sillesh si ai. E shkreta Linda.
Njerëzit, të shumtën, mundem pa ta. Nuk më mbushin, më zbrazin. Asnjë njeri nuk e respektoj. Nuk kam telashe … Po gënjej, por besomë, është e vërtetë.
Shërbimi në hipodrom është në rregull. Ngandonjëherë, kur largohem nga hipodromi e më thotë ndokush, “Paj, si ia çon, o njeri?” Them, “Mutsihane, jam gati t’i pres venat … do ta ngre flamurin e bardhë, o njeri. E pat puna ime”. Ai do të më thotë, “Oh, jo! Mos u dorëzo, o njeri! Do të të them diç. Të dalim sonte, të dehemi. Do ta kapim ndonjë pidh e do ta lëpimë”. Do t’i them, “Frank, lermë ta shqyrtoj këtë”. Ai do të thotë, “E di, sa më keq që i kam punët, më i mençur po bëhem”. Do t’i them, “Duhet të jesh njeri goxha i mençur, Frank”. Ai do të thotë, “E di, është gjë e mirë që nuk jemi takuar kur ishim më të ri”. Do t’i them, “Përnjëmend, e dija se ç’do të thoshe, Frank. Që të dy do të ishim në San Quentin”. “Mirë e ke!” Thotë.
MBI TË QENIT I NJOHUR NË HIPODROM:
Një ditë tjetër po rri ulur aty dhe e ndiej se ata po më shikojnë. E di se ç’do të ndodhë, ashtu që, ngrihem për t’u nisur, e di? E ai thotë, “Më falni?” E unë them, “Urdhëroni, ç’deshët!” Ai thotë, “A je ti Bukowski?” Them, “Jo!” Ai thotë, “Kujtoj se njerëzit ta shtrojnë këtë pyetje përherë, apo jo?” E unë i them, “Po!” dhe largohem. E di, këtë e kemi shqyrtuar më parë. Asgjë nuk krahasohet me jetën private. E di, mua më pëlqejnë njerëzit. Është për bukuri nëse u pëlqejnë librat e mi dhe gjëra të tilla … por unë nuk jam libër, e ke të qartë? Jam tipi që i ka shkruar ato, por nuk dua që të më vijnë e të më gjuajnë trëndafila apo gjëra të tjera. Dua që të më lejojnë të marr frymë lirisht. Ata duan të sorrollaten me mua. E kanë të qartë se do t’i gjej do kurva, muzikë të egër, dhe se do t’ia përvesh ndokujt … e di? Ata i lexojnë tregimet! Mutsihane, këto gjëra kanë ndodhur para 20 apo 30 vjetësh, loçkë.
MBI FAMËN:
Është shkatërrimtare. Është kurvë, bushtër, shkatërrimtare e përgjithmonshme. Unë e kam më të lezetshmen ngase jam i famshëm në Europë dhe i panjohur këtu. Jam njeriu më fatlum këndejpari. Jam nafakëbardhë. Fama vërtet është e tmerrshme. Është masë në shkallën e emëruesit të zakonshëm, mendjet që punojnë në nivel më të ulët. Është e kotë. Një publik i zgjedhur është shumë më i mirë.
MBI VETMINË:
Kurrë nuk kam qenë i vetmuar. Kam qenë në një dhomë – kisha ndjenjën e vetëvrasjes, kam qenë i dëshpëruar. Ndihesha tmerrësisht keq – jashtëzakonisht keq mbi të gjitha – por, kurrë nuk kam ndier se ndonjë person, do të mund të hynte në atë dhomë e të ma shëronte atë që më shqetësonte … ose çfarëdo numri tjetër i njerëzzve që do të mund të hynte në atë dhomë. Me fjalë të tjera, vetmia është diç që kurrë nuk më ka brengosur ngase gjithmonë e kam pasur këtë ngasje të tmerrshme për vetmi. Të qenit në ndonjë ndejë, apo në stadium përplot me njerëz që brohorasin për ndonjë gjë, atëherë mbase do ta ndieja vetminë. Do ta citoj Ibsenin, “Njerëzit më të fortë, janë më të vetmuarit”. Kurrë s’kam menduar, “Paj, ndonjë bukuroshe flokëverdhë do të më vij këtu e do ta qi, e do të m’i lëpijë koqet, e pastaj do të ndihem mirë”. Jo, kjo nuk do të ndihmonte. E di turmën tipike, “Ueh, është e premte, çka do të bëni sonte? Sall do të rrini?” Paj, pse jo. Sepse jashtë s’ndodhë asgjë. Është budallallëk. Budallenjtë shoqërohen me budallenj. Lëri le të budallallosen ndërmjet vete. Kurrë nuk jam bezdisur me nevojën e daljes natën. Jam fshehur në bare, ngase nuk dëshiroja të fshehem në fabrika. Kjo është e tëra. Më vjen keq për miliona njerëz, por unë kurrë s’kam qenë i vetmuar. Më pëlqen vetja ime. Unë jam forma më e mirë e zbavitjes që e kam. Të pimë edhe më tepër verë.
MBI KOHËN E LIRË:
Kjo është shumë e rëndësishme – shfrytëzimi i kohës së lirë. Hapi është esenca. Pa u ndalur krejtësisht dhe të mos bërit bash kurrgjë për një periudhë të gjatë, do të humbasësh çdo gjë. Edhe po që se je aktor, çkado, amvise … duhet të ketë pauza të mëdha ndërmjet qejfeve, ku s’bën ama bash kurrgjë. Sall rri në shtrat e i zgurdullon sytë në tavan. Kjo është shumë, shumë me rëndësi … të mos bësh ama bash kurrgjë, shumë, shumë e rëndësishme. Dhe sa njerëz e bëjnë këtë në shoqërinë moderne? Shumë pak. Kjo është arsyeja përse janë krejtësisht të marrë, të frustruar, të zemëruar dhe urrejtës. Dikur para se të martohesha, ose para se të njihja shumë femra, sall i ulja të gjitha roletat e shtrihesha në shtrat për tri a katër ditë. U çoja për të dhjerë. Haja një konservë fasule, dhe dilja jashtë, e rrezet e diellit ishin madhështore, edhe zërat ishin të shkëlqyer. Ndihesha i fuqishëm, si bateri e rimbushur. Por, e dini se çka të gjunjëzon? Fytyra e njeriut të parë që pashë në trotuar, e humba gjysmën e rimbushjes aty. Ajo fytyrë përbindëshi, boshe, pa ndjenja, e mbushur me kapitalizëm – “bezdi”. E thuash, “Uuuh! kjo ma mori gjysmën”. Megjithatë, ia vlente barra qiranë, e kisha edhe gjysmën tjetër. Ja, pra, koha e lirë. Dhe nuk mendoj se kam mendime të thella. Dua të them ama bash kurrfarë mendimesh. Pa mendime të përparimit, pa kurrfarë vetë-mendimesh të përpjekjes për ta avancuar vetveten. Bash…si kërmill. Është për bukuri.
MBI BUKURINË:
Nuk ka gjëra të tilla si bukuria, posaçërisht në fytyrën njerëzore … atë që e quajmë fizionomi. Çdo gjë është matematikë dhe radhitje e imagjinuar e veçorive. Sikur, nëse hunda nuk del jashtë shumë, anët disi kanë stil, nëse llapat e veshëve nuk janë tepër të mëdha, nëse flokët janë të gjata … Është njëfarë lloj i një iluzioni të mendimit të përgjithshëm. Njerëzit mendojnë për disa fytyra të caktuara se janë të bukura, por, vërtet, në instancën e fundit nuk janë. Është ekuacion matematikor i zeros. “Bukuria e vërtetë” vjen, natyrisht, nga karakteri. Jo nëpër atë si janë të formuara vetullat … Për shumë gra që më kanë thënë e janë të bukura … në të s’amës, është sikur të shikosh në çanak supe.
MBI SHËMTINË:
Nuk ekziston një gjë e tillë si shëmtia. Ekziston një gjë që quhet deformim, por, “shëmtia” e jashtme nuk ekziston … Kam thënë.
NJË HERË E NJË KOHË:
Ishte dimër. Vdisja urie duke u përpjekur të bëhesha shkrimtar në Nju-Jork. S’pata ngrënë nja tri a katër ditë. Kështu që, më në fund thashë, “Do të ha një qese të madhe me kokoshka”. Dhe o Zot, s’pata shijuar ushqim për një kohë të gjatë, ishte aq i mirë. Secila kokërr, e di, bash secila ishte si biftek! Përtypja e ato sall binin në barkun tim të shkretë. Barku do të më thoshte, “FALEMNDERIT FALEMNDERIT FALEMNDERIT!” Isha në parajsë, sall vazhdja të ecja, e dy tipa rastisën, e njëri i tha tjetrit, “Jezu Krisht!” E tjetri tha, “Ç’të gjetë?” “A e pe atë tip si hante kokoshka? O Zot, ishte e tmerrshme!” Kështu që më tej s’munda të kënaqem me kokoshkat e mbetura. Mendoja, çka mendon me, “ishte e tmerrshme?” Këtu jam në parajsë. Ma thotë mendja se isha paksa i ndyrë. Ata gjithmonë mund ta dallojnë tipin e trishtuar.
MBI SHTYPIN:
Më pëlqen të jem i sulmuar. “Bukowski është i neveritshëm!” Kjo më bën të buzëqesh, e di, bash më pëlqen. “Oh, ai është shkrimtar i përçudnuar!” Kjo më bën të buzëqesh edhe pak më shumë. Në njëfarë mënyre ushqehem nga kjo. Është sikur kur një tip më thotë, “Hej, e di, të ligjërojnë në këtë e në atë universitet”, më zihet fryma. Nuk e di … të jesh tepër shumë i pranuar është tmerruese. E ndien se ke bërë diç të gabuar.
Kënaqem me gjërat e këqija që janë thënë për mua. E rrisin shitjen (e librave) dhe më bëjnë të ndihem i keq. Nuk më pëlqen të ndihem mirë ngase vetë jam i mirë. Por i keq? Po. Kjo ma jep një dimension tjetër. (Duke e ngritur lart gishtin e trëndafiltë të dorës së tij të majtë … ) A e ke parë ndonjëherë këtë gisht? (Gishti duket i paralizuar në konfiguracionin “L” teposhtë.) E kam thyer, i dehur, një natë. Nuk e di si, por … ma merr mendja se nuk është në vend. Megjithatë, po punon për mrekulli për tastierën “a” (në makinën e tij të shkrimit) dhe ç’dreqin … i shkon për shtat karakterit tim. E kupton, tash kam karakter dhe dimension. (Qeshet.)
MBI TRIMËRINË:
Shumicës të ashtuquajtur trima u mungon imagjinata. Thuaja se ata nuk mund ta përfytyrojnë se çka do të mund të ndodhte nëse diç shkon huq. Trimat e vërtetë mposhtin imagjinatën dhe bëjnë atë që duhet bërë.
MBI FRIKËN:
Nuk di kurrgjë për të. (Qeshet)
MBI DHUNËN:
Kujtoj se dhuna shpesh është keqinterpretuar. Njëfarë dhune është e nevojshme. Ekziston, në gjithë ne, një energji që kërkon të shkarkohet. Mendoj se nëse energjia përmbahet, ne do të çmendemi. Paqeja absolute që të gjithë e dëshirojmë nuk e ka hapësirën e dëshirueshme. Disi në konstruktin tonë, nuk është paramenduar të jetë. Kjo është arsyeja përse kam qejf të shikoj ndeshje boksi, dhe përse, në ditët e mia rinore, kisha merak të grushtohesha në rrugicat e pasme. “Zbrazja e energjisë me nder”, ngandonjëherë quhet dhunë. Ekziston “marrëzia interesante” dhe “marrëzia neveritëse”. Ekzistojnë forma të mira dhe të këqija të dhunës. Prandaj, në të vërtetë … është term i lirë. Le ta mos e lejojmë aq tepër në llogari të dikujt tjetër, e atëherë çdo gjë është në rregull.
MBI DHIMBJEN FIZIKE:
Kur isha fëmijë, kishin zakon të më shponin. Kisha këso lungash të mëdha. Forcohesh ndaj dhunës fizike. Kur isha në Spitalin e Përgjithshëm më shponin, dhe një tip u fut brenda, e tha, “Kurrë s’më ka ra të shoh ndonjë tip që i nënshtrohet gjilpërës me kaq gjakftohtësi”. Kjo nuk është trimëri – në qoftë se ke mjaft dhimbje fizike, ti zbutesh – është proces, një përshtatje.
Vuajtja psikike nuk mund të përshtatet. Më mbaj sa më larg prej saj.
MBI PSIKIATRINË:
Çfarë fitojnë pacientët e psikiatrisë? Fitojnë faturë.
Mendoj se problem midis psikiatrit dhe pacientit është që psikiatri e ndjek librin, derisa pacienti arrin aty për shkak se jeta e ka shpënë atë ose ate në atë gjendje. Dhe bile sado që libri mund t’i ketë disa zbulime të caktuara, faqet janë gjithmonë të njëjta në liber, dhe, secili pacient është paksa më i ndryshëm. Ekzistojnë shumë më shumë probleme individuale se faqe. E ke të qartë? Ka shumë njerëz të marrë që e bëjnë këtë duke thënë, “Kaq dollarë për një orë, kur bjen kjo zile, vizita jote mbaron”. Vetëm kjo do të çmend çdo person që është buzë çmendurisë. Ata sapo ia kanë filluar të hapen e të ndihen mirë, kur psikiatri thotë, “Infermiere, caktoje takimin tjetër”, e ata e kanë humbur rrjedhën e çmimit, e cila po ashtu më bën të ndihem jonormal. Materialisht tepër kundërmon. Tipi gjendet aty për të të mjelë. E jo për të të shëruar. Ai i kërkon paratë e veta. Kur bjen zilja, sillmani “budallain” tjetër. Tash “budallai” i ndieshëm do ta kuptojë se kur bjen ajo zile, ai do të jetë i mashtruari. Nuk ka kohë të kufizuar për të shëruar marrëzinë, dhe bile as fatura nuk ka për të. Shumicën e psikiatërve që i kam parë edhe vetë dukem shumë afër marrëzisë. Por, ata e ndiejnë veten pa brenga dhe të rehatshëm … Mendoj se ata janë disi tepër pa brenga dhe të rehatshëm … Mendoj se pacienti dëshiron të sheh pak marrëzi, jo bash aq shumë. Ahhhh! (I mërzitur) PSIKIATRIT JANË ABSOLUTISHT TË PADOBISHËM! Pyetja tjetër?
MBI BESIMIN:
Besimi është i mirë për ata që e kanë. Sall mos ma ngarko mua. Kam më shumë besim në hidraulikun tim se në qenien e përjetshme. Hidraulikët e bëjnë punën mirë. Ata vazhdojnë të bartin mut.
MBI CINIZMIN:
Gjithmonë kam qenë i akuzuar për cinik. Mendoj se cinizmi është rrush i papjekur. Mendoj se cinizmi është dobësi. Thotë se “asgjë nuk është në rregull! ASGJË NUK ËSHTË NË RREGULL!” E di, “Kjo nuk është në rregull!” Ajo nuk është në rregull!” Cinizmi është dobësi që mban dikë nga të qenit i aftë t’i përshtatet asaj se çfarë ndodhë në atë çast. Po, cinizmi definitivisht është dobësi, bash ashtu siç është edhe optimizmi. “Dielli po shndrit, zogjtë po këndojnë – prandaj buzëqesh”. Edhe kjo është mutsihane. E vërteta gjendet diku ndërmjet. Çka është, është e tillë. Dhe nëse nuk je i gatshëm të merresh me të … është shumë keq.
MBI MORALIN KONVENCIONAL:
Bën vaki nuk ka ferr, por ata që gjykojnë mund të krijojnë një. Mendoj se njerëzit janë të mbi-mësuar. Ata kanë mbi-mësuar çdo gjë. Do të duhej të zbuloni me atë se çfarë ju ndodhë, si do të reagoni. Do të më duhej të përdor një term të çuditshëm këtu … ”mirë”. Nuk e di se nga rrjedh kjo, por e ndiej se është një damar absolut i mirësisë i lindur në secilin prej nesh. Nuk besoj në Zot, por besoj në këtë “mirësi” si gyp që rrjedh nëpër trupat tanë. Kjo mund të ushqehet. Gjithmonë është magjike, kur në autostradë të mbushur plot automobile, një i panjohur të bën vend që ta ndërrosh korsinë … kjo të jep shpresë.
MBI TË QENIT I INTERVISTUAR:
Është gati si të jesh i zënë në qoshe. Është sikletosëse. Prandaj, gjithmonë nuk e them të vërtetën absolute. Më pëlqen të lodroj e të tallem ngapak, kështu që qëllimisht i jap do dezinformata sall për hir të zbavitjes dhe mutsihanes. Prandaj, nëse do të dish për mua, kurrë mos e lexo intervistën. Injoroje edhe këtë intervistë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme