Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i ka thënë presidentit kinez Xi Jinping se presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Kinën me qëllim që të përmirësojë mirëkuptimin mes dy shteteve, transmeton Klan Kosova.

Tillerson u takua me udhëheqësin kinez në Pekin, në “Sallën e Madhe” të popullit, në fund të turneut të tij në lindje të Azisë.


Xi tha se ishte i lumtur që kishte parë mjaft progres në takimet e kryediplomatit amerikan.

“Ju thatë se mërrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të jenë vetëm miqësore dhe unë e vlerësoj këtë”, deklaroi presidenti kinez, i cili shtoi se kishte folur disa herë me Trumpin.