Real Madridi ka fituar finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në Wembley.

Megjithatë fillimi i ndeshjes ishte dështim në organizim, pasi tre tifozë kanë pushtuar fushën duke vrapuar.


Ndeshja ndaloi për rreth tre minuta derisa u desh ndërhyrja e sigurimit për t'i larguar ata nga fusha.

Por njëri nga tifozët thuajse shkeli gjithë fushën duke mos u penguar nga askush dhe sigurimi nuk ndërhynte për ta ndaluar.

U desh intervenimi i mesfushorit austriak Marcel Sabitzer që tifozi të rrëzohej.

34715786 london england 01st jun 2024 marcel sabitzer bvb ueberwindet flitzer der ein shirt mit der aufschrift mellstroy traeg 3je9

Edhe kur deshi t'i ik sigurimit për të vazhduar vrapin tifozi, ishte sërish Sabitzer që e pengoi atë duke mos e lënë të ngrihej nga fusha.

Sabitzer ka marrë shumë lëvdata nga tifozët në rrjetet sociale që ndaloi tifozin, pasi sigurimi dështoi plotësisht natën e mbrëmshme në Wembley. /Telegrafi/

telegrafi sport app