Leon Goretzka ditë më parë u bashkua edhe zyrtarisht me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Pas shkëlqimit në Bundesliga me Schalke 04, Goretzka është bërë ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë.


Schalke tentoi ta mbante lojtarin duke i ofruar edhe trefishimin e pagës së tij por ai e refuzoi rinovimin.

1250258609 schalke leon goretzka hannover 155DwRI8nya7

Kësisoj lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Bayernin dhe do t'i bashkohet kampionëve gjerman në fund të stinorit.

Goretzka do të luaj edhe për gjashtë muajt e ardhshëm te Schalke dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare tifozëve bardh e kaltër.

Në ndeshjen ndaj Hannover 96, Goretzka ishte titullar për Schalken dhe tifozët shpalosën një parullë gjigante duke i kërkuar të zhduket nga klubi i tyre.

pancarta goretzka Schalke 04

"As paratë dhe as trofetë nuk janë më të rëndësishëm se klubi i ynë".

"Ata që nuk e kuptojnë këtë gjë mund të zhduken nga klubi ynë menjëherë", ishte mesazhi i tifozëve bardh e kaltër në drejtim të Goretzkas.

E mesfushori gjerman u duk i mërzitur që kur e pa parullën e tifozëve të Schalkes.

Madje në minutën e 67-të kur u largua nga loja tifozët e vërshëllyen dhe mërzia e tij dukej qartë. /Telegrafi/

98904509 1516561428

telegrafi sport app