Tifozët gjermanë fishkëllejnë futbollistin shqiptar

Futbollisti Edmond Kapllani (34) që u transferua vitin e fundit nga Frankfurti në ligën e katër gjermane, Elversberger nuk ka treguar vlerat e tij më të mira, shkruan bild.de.
Ai ka shënuar gjashtë gola dhe është pas bashkëlojtarit Maximilian Oesterhelweg (7), ndërsa në listën e përgjithshme të ligës regjionale gjermane mban vendin e shtatë.
"Gjatë ndeshjes 0:0 ndërmjet SVE dhe Walldorf, 34 vjeçari shqiptar u fishkëllyer nga tifozët e klubit të tij,” përcjell botasot.info. Për këto momente jo shumë të mira Kapllani thotë: “Kjo ka të bëjë me vitet e mia. Por gjesti i tillë më ka habitur pak."
Klubi gjerman i SVE kishte më shumë shpresa nga sulmuesi durrsak, por që në fakt duket se po kalon krizë të vogël.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































