Tifozët gjermanë të dashuruar në Rashicën, i gjithë lokali këndon për yllin e Werderit dhe Kosovës

Milot Rashica është njëri nga futbollistët më në formë në Bundesliga.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës e ka nisur për mrekulli vitin 2019 duke shënuar gola dhe duke asistuar.
Falë golave të tij Werder Bremen arriti deri në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë.

Rashica është bërë shumë i dashur në Bremen, aq sa tifozët e këtij klubi po këndojnë gjithkah për të.
Një video e ardhur në faqen e Telegrafit, shihen disa tifozë të vjetër në një lokal në Bremen duke kënduar për Rashicën.
Në 28 ndeshje këtë edicion, vushtrriasi ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në kampionat dhe kupë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/05/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































