Tifozët e River Plates kanë reaguar në formë të ashpër me të arritur autobusi ekipor i Boca Juniors në stadiumin El Monumental. 

Mediat argjentinase raportojnë se tifozët ultras të River Plates sulmuan me gurë dhe gaz lotsjellës autobusin e Boca Juniors.


Kjo ka bërë që shoferi i autobusit të humbë vetdijen dhe shumë lojtarë të kenë të vjellura e të ndihen keq më pak se 1 orë nga fillimi i ndeshjes.

47A0E1F5 29E3 4761 B3F9 981323CBD75C

Carlos Tevez u pa i përlotur duke hyrë në stadium.

07D4FACD 1525 42D0 9C5D A3306D846B42

Besohet se ndeshja mund të shtyhet për një datë tjetër pas ngjarjeve të fundit.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-2 dhe River Plates i mjafton një barazim pa gola në finalen e dytë për ta fituar Copa Libertadores.

3298CC9C 2F68 409B BE80 00DE0EC480F4

Këto dy skuadra që njihen për përballjen SuperClasico, kanë histori të gjatë të rivalitetit të përbetuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app