LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Interit u tallen me Piolin dhe Milanin në fund të derbit

Tifozët e Interit u tallen me Piolin dhe Milanin në fund të derbit

Tifozët e Interit u tallën mbrëmë me Milanin dhe trajnerin e tyre Stefano Pioli me shumë brohoritje, duke përfshirë “Pioli është në flakë”.

Nerazzurrët janë kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë pas fitores 3-0 ndaj rivalëve të tyre të qytetit mbrëmë.

Dy gola nga Lautaro Martinez dhe një nga Robin Gosens i lejuan djemtë e Simone Inzaghit të fitonin Derbin e tyre të parë të della Madonnina këtë sezon, ndoshta më të rëndësishmin.


Inzaghi nuk e përsërit dy herë ‘gabimin’ e rrëzimit – bëhet viral momenti kur mbahet duke zbritur shkallët
Lexo po ashtu Inzaghi nuk e përsërit dy herë ‘gabimin’ e rrëzimit – bëhet viral momenti kur mbahet duke zbritur shkallët

Atmosfera gumëzhinte në Stadio Giuseppe Meazza mbrëmjen e djeshme, me ultrasit e të dyja skuadrave që kryenin koreografi spektakolare para fillimit.

Megjithatë, Interi ka qeshur i fundit dhe tifozët e tyre kanë shijuar fitoren me brohoritje për lojtarët e tyre dhe sigurisht kundër rivalëve të qytetit.

Midis tyre, tifozët e Interit kënduan :”Pioli is on fire” apo “Pioli është në flakë”, një këngë që kuqezinjtë e performojnë zakonisht në melodinë e “Freed from desire” nga këngëtarja italiane e popit, Gala.

Ultrasit e Nerazzurrëve kënduan gjithashtu këngën klasike “Tornerete në Serie B” (Do të ktheheni në Serie B), kur afrohej përfundimi i ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori