Lautaro Martinez konfirmoi në Instagram se nuk do të largohet gjatë kësaj vere nga Interi.

Argjentinasi rinovoi kontratën e tij në tetor, por disa klube të mëdha evropiane janë lidhur me transferimin e tij, veçanërisht nga Liga Premier.


Megjithatë, 24-vjeçari nuk po mendon të largohet nga “Stadio Meazza” dhe planet e tij i ka konfirmuar në Instagram.

El Toro i është përgjigjur një postimi të shpërndarë nga Interi, duke shkruar: “Është pothuajse koha, edhe një vit së bashku”.

Lautaro shënoi 25 gola në 48 paraqitje me kampionët e Serie A sezonin e kaluar. Ai ka shënuar 58 gola në 133 ndeshje në Serie A që nga viti 2018.

Interi po përballet me probleme financiare dhe duhet të fitojë të paktën 60 milionë euro nga mercato e kësaj vere. Pavarësisht interesimit për Lautaron, Nerazzurrët ka të ngjarë të shesin Milan Skriniar.

Chelsea dhe PSG janë të interesuara për mbrojtësin sllovak i cili vlerësohet në 70-80 milionë euro.

Gjigantët e Ligue 1 janë në bisedime të avancuara me Interin, por ende nuk kanë shtrënguar duart për çmimin e lojtarit. /Telegrafi/

telegrafi sport app