Penya Kosova është rikthyer në Camp Nou, duke qenë pjesë e atmosferës madhështore që e karakterizon stadiumin e Barcelonës.

Anëtarët e kësaj penye shprehën emocionet e tyre pas ndeshjes së parë të Barça-s në rikthimin në “shtëpinë” historike, ku triumfi i ekipit u shoqërua me entuziazëm të jashtëzakonshëm.


Pjesëtarët e Penya Kosova u shquan në tribuna me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, duke e përfaqësuar komunitetin me krenari dhe duke e bërë të dukshme mbështetjen e tyre të palëkundur për klubin katalanas.

“Urime për fitoren e parë! Le të vazhdojnë të valojnë lart flamuri i Penya Kosova dhe flamuri i Kosovës,” u tha në reagimin e tyre, duke theksuar se rikthimi në Camp Nou është një moment historik për të gjithë adhuruesit e Barcelonës.



Me thirrjet “Visca Barça! Visca Penya Kosova!”, tifozët kosovarë e përmbyllën një natë të mbushur me emocione, sport dhe krenari të dyfishtë./Telegrafi/

telegrafi sport app