LAJMI I FUNDIT:

Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Thyhet rekordi i shpejtësisë në Bundesliga, lojtari i Heidenheim futet në histori

Karim Adeyemi i Borussia Dortmund kishte vendosur deri tani rekordin për shpejtësinë më të madhe të arritur në një ndeshje të Bundesligës gjermane. Megjithatë, një tjetër sulmues ka thyer rekordin e tij.

“Ai vrapon më shpejt se të gjithë. Në paraqitjen e tij të dytë për Heidenheim, Sirlord Conteh 28-vjeçar, ka hyrë menjëherë në histori të Bundesligës”.

“Në ndeshjen kundër Augsburgut, sulmuesi e theu rekordin e shpejtësisë që e mbante 22-vjeçari dhe ylli i Dortmundit, Karim Adeyemi”, shkruan gazeta gjermane Bild të mërkurën.


Conteh arriti shpejtësinë maksimale prej 36.67 km/h në minutën e 85-të të ndeshjes, një rekord që askush tjetër në Bundesligë nuk e ka arritur qëkur ka nisur mbledhja e të dhënave mbi shpejtësinë në elitën gjermane të futbollit.

Conteh e ka lënë prapa Adeyemin, i cili kishte arritur shpejtësinë maksimale prej 36.65 km/h në sezonin 2022/23, gjatë një ndeshjeje kundër Freiburgut.

Sulmuesi Sirlord Conteh u transferua nga Paderborni te Heidenheimi për 700 mijë euro.

Një fakt interesant për t’u përmendur është se legjenda e sprintit, ish-atleti Usain Bolt, tani 38-vjeçar, pas pensionimit u aktivizua në futboll dhe në një ndeshje regjistroi shpejtësinë maksimale prej 44.72 km/h. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin

Boks
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Tyson u pyet pse e kafshoi dorëzat gjatë gjithë përleshjes, përgjigja e tij bëri të qeshin të gjithë të pranishmit

Tyson u pyet pse e kafshoi dorëzat gjatë gjithë përleshjes, përgjigja e tij bëri të qeshin të gjithë të pranishmit

Boks
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi

Përfaqësueset
Barcelona më e favorizuar se Real Madridi në garën për transferimin e yllit gjerman

Barcelona më e favorizuar se Real Madridi në garën për transferimin e yllit gjerman

La Liga
Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Van Nistelrooy thyen heshtjen pasi Ruben Amorim e largoi atë nga Unitedi pa paralajmërim

Premier League
Kalo në kategori