Genoa bëri histori duke i dhënë sulmuesit Pietro Pellegri debutimin e tij në Serie A, në moshën 15 vjeç e 280 ditë.
Sulmuesi erdhi nga bankina në minutën e 88-të gjatë humbjes 1-0 të Genoas ndaj Torinos në mbrëmje e së enjtes.
Me moshën, 15 vjeç e 280 ditë, Pellegri thyen rekordin e të gjitha kohërave të vendosur nga Amedeo Amadei si lojtari më i ri që debuton në kategorinë më të lartë të futbollit italian, përcjell Telegrafi.
Amadei kishte luajtur për Romën në barazimin 2-2 ndaj Fiorentinës në vitet e largëta, më 2 maj të 1937.
Pas sulmuesin të Juventusit, Moise Keane, ai është lojtari i dytë që luan në Serie A, dhe që është i lindur në mijëvjeçarin e ri apo pas vitit 2000.
Ndërsa, në fakt, ai është i pari që ka lindur në vitin 2001 dhe që luan në Serie A, pasi ai u lind më 17 mars të 2001. /Telegrafi/