LAJMI I FUNDIT:

“Thyerjet” brenda VV-së, pasi “foli” Aida Dërguti (Video)

“Thyerjet” brenda VV-së, pasi “foli” Aida Dërguti (Video)

Dalja në skenë e ofendimit që e kishte bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Aida Dërguti, ndaj deputetit tjetër të kësaj partie, Albin Kurti, është një tregues së në këtë parti ndarjet, diferencimi dhe përçarjet janë të mëhershme.

Akuzat për shpifje brenda VV-së nuk janë të reja dhe të njëjtat i kanë konfirmuar për Klan Kosova edhe ish-anëtarët e VV-së, Fatos Aliu, Arben Gecaj dhe Ajnishahe Halimi.

Sipas Aliut, mënyra e diferncimit dhe ofendimet ndaj aktivistëve, që kanë qenë veprimtarë të dalluar, si Ajnishahe Halimi e Arben Gecaj, kanë treguar për këtë qasje.


Ndërsa,  ish-anëtari tjetër i VV-së, Arben Gecaj, ka thënë në profilin e tij në Facebook se Aida nuk është asgjë më shumë se viktimë e radhës. Sipas tij, plani për rrëzimin e Kurtit daton që nga janari i vitit 2015, duke shtuar se ideator të kësaj janë Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Puhie Demaku e shumë të tjerë.

“Gjuha e tyre ndaj Albin Kurtit është shumë më primitive e shumë më brutale sesa kjo e Aida Dergutit. Dallimi është që tani, në vitin 2017, Molliqaj ka kaluar përfundimisht në krahun e tyre. Ai dëshiron të lirohet nga qëllimet dhe planet e Kurtit i cili është pengesë, nënkuptohet për shkak të lakmive e interesave ekonomike”, ka thënë ai. “Edhe njëherë duhet përfundimisht të kuptohet: po, kishte plan, e ai udhëhiqej nga Dardan Sejdiu. Të gjitha bisedat ishin bërë pikërisht në zyret e Komunës së Prishtinës. Dëshmitarët janë këndej, Fatosi, Ajnishahja, Fatmiri, Agimi, Artoni, Leoni, Arbani, Burhani, Leonora, Rifati…”.

Edhe, ish-anëtarja tjetër, Ajnishahe Halimi, ka thënë për Klan Kosova se nuk është çuditur më keto veprime, sepse në VV ka pasur gjuhë ofenduese dhe linçime shumë më herët.

Ndërkaq, Arton Muhaxheri për këto zhvillime thotë: “Ju ende asgjë nuk keni parë; problemet ne partinë Vetëvendosje janë shumë më të thella sesa jemi duke i lexuar nëpër media. Avash-avash do te dalin në sipërfaqe, sepse ka njerëz të shtypur brenda VV-së dhe ata janë duke shpërthyer”!

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori