LAJMI I FUNDIT:

Thumbimet nga rriqrat, Komuna e Malishevës thotë se s’ka asnjë rast të infektimit me virusin EHKK

Thumbimet nga rriqrat, Komuna e Malishevës thotë se s’ka asnjë rast të infektimit me virusin EHKK

Komuna e Malishevës njoftoi sot se në kuadër të realizmit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), po vazhdon me fushatën e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike.

Në njoftimin për media thuhet se kjo fushatë e dezinsektimit është duke vazhduar dhe po realizohet sipas planifikimit në zonat që konsiderohen endemike dhe në zonat ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat.

“Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit, si dhe kjo është pritur mirë nga ana e qytetarëve në vendbanimet ku është realizuar dezinsektimi”, thuhet në komunikatën media.


Po ashtu, bëhet e ditur se pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë bartës të EHKK-së, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektimit me këtë virus. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori