Bayern Munichu po mendon transferimin e sulmuesit anësor të Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard.

Hazard është duke zhvilluar një sezon të madh te skuadra gjermane dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të kthejnë shikimin nga ai.


Ylli belg ka marrëveshje aktuale me Gladbachun deri në vitin 2020 dhe klubi gjerman shpreson ta rinovojë atë.

Megjithatë, sipas gazetarit të Bild, Kristof Terreur, 25-vjeçari kërkohet me ngulm nga klubi më i madh gjerman, Bayern Munichu.

Thorgan Hazard

Bavarezët janë të etur të nënshkruajnë me yllin belg në verën e sezonit të ardhshëm.

25-vjeçari shihet si pasues ideal i lojtarëve të vjetër si Arjen Robben e Franck Ribery që pritet të largohen në fund të sezonit.

Hazard ka shënuar këtë sezonin deri më tani gjashtë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje në Bundesliga.

Ndryshe, belgu është vëllai i vogël i yllit të Chelsea, Eden Hazard, ndërsa interesim për të ka shprehur edhe Liverpooli. /Telegrafi/

telegrafi sport app