LAJMI I FUNDIT:

Thirrje publike e komunës së Gostivarit për qytetarët e saj

Thirrje publike e komunës së Gostivarit për qytetarët e saj

Komuna e Gostivarit u bën thirrje qytetarëve të saj, e veçanërisht mërgimtarëve të cilët aplikuan për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, që në kohë të përfundojnë me kompletimin e lëndëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për ata qytetarë që kanë dorëzuar kërkesë për legalizim të objekteve në afatin plotësues, elaborate gjeodezike do të mund të dorëzojnë më së voni deri më 31 dhjetor 2017.

Pas këtij afati ligjor, nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit dhe personat që dorëzuan kërkesat e tyre, nëse deri në fund të vitit nuk do të dorëzojnë elaboratin, lënda e tyre do të ndërpritet dhe nuk do të mund të vijohet me procedurën e legalizimit, pra, lënda do të ndërpritet, kurse objekti do të mbetet pa status të rregulluar juridik, thonë nga komuna e Gostivarit.


Janë disa lëndë të cilat i kanë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, por nuk e kanë kryer pagesën, prandaj u bëhet thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë mundësinë që ua ofron ligji për legalizimet për ta kryer pagesën dhe të përmbyllin procesin e legalizimit.

Po ashtu, qytetarët që kanë pengesa pronësore juridike në lidhje me tokën, duhet të përshpejtojnë me procedurat, për shkak se afati ligjor po afrohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori