LAJMI I FUNDIT:

Thirrje për pjesëmarrje masovike të shqiptarëve në protestën e nesërme në Shkup

Thirrje për pjesëmarrje masovike të shqiptarëve në protestën e nesërme në Shkup

Një ditë para mbajtjes së protestës së nesërme të shqiptarëve, Këshilli Organizativ mbajti një konferencë shtypi në Shkup, ku është lexuar edhe një deklaratë, që lidhet me protestën, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deklarata thotë:

”Protestat janë akti nga ku nis çdo vullnet politik, i cili nuk ka mundur të shprehet ndryshe me mjete politike, përkatësisht institucionale.


Ne do të protestojmë kundër obstruksioneve ndaj Prokurorisë Speciale, kundër proceseve të montuara politike, kundër burgosjeve të shqiptarëve, kundër kësaj qeverisjeje, kundër këtij sistemi, kundër këtij statusi. Protesta është para së gjithash një akt rezistence ndaj regjimeve.

Protesta e 22 prillit në veçanti ndaj gjendjes së padurueshme, që ka ardhur si pasojë e qeverisjeve antishqiptare, me zyra dhe zyrtarë antishqiptarë.

Nuk ka rëndësi data e protestës, rëndësi ka rezistenca dhe kauza jonë dhe këto para së gjithash flasin një gjuhë, gjuhën shqipe, sepse vetëm ashtu mund të realizojmë vetveten, vetëm në këtë mënyrë merr kuptim aktiviteti ynë politik. Çdo aktivitet që nuk është komplementar me këto kushte e konsiderojmë si pengesë ndaj aspiratave tona.

Protesta e 22 Prillit është protesta ndaj rendit, ndaj statusit, ndaj shtetit, ndaj pushtetit që ka riprodhuar vetveten tash e mbi 25 vjet, gjithmonë në dëm të shqiptarëve.

U bëjmë thirrje studentëve, unioneve të tyre, shoqërisë civile, organizatave të ndryshme jo-qeveritare, subjekteve politike shqiptare. Bëjmë thirrje tek çdo shtëpi ku flitet shqip, që fatin e vet ta lidh me vullnetin e përbashkët

Ne nesër do të manifestojmë kushtin e lirisë dhe demokracisë duke dalë në rrugë e protestuar. Do të protestojmë kundër sistemit. Kundër këtij sistemi diskriminues, segregues dhe antidemokratik. Do të ngremë zërin si kolektivitet sepse pikërisht si kolektivitet na janë mohuar të mirat e mirëqenia. Të bëhemi nesër në Shkup një trup i vetëm.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori