LAJMI I FUNDIT:

Thirrja ‘historike’ e ezanit gjatë Ramazanit bën jehonë në një qytet të SHBA-së

Thirrja ‘historike’ e ezanit gjatë Ramazanit bën jehonë në një qytet të SHBA-së
Fotografia: ILUSTRIM

Një ezan në Minneapolis Cedar-Riverside besohet të jetë thirrja e parë e transmetuar publikisht për lutje në një qytet të madh amerikan.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, nga altoparlantët në çatinë e një xhamie të Minesotës, thirrja islamike për lutje bëri jehonë për herë të parë ndonjëherë në një lagje të Minneapolis të enjten, ndërsa komuniteti mysliman atje u përgatit për të filluar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Dhe ezani, siç thuhet më tej, bëri jehonë përsëri në mëngjes të premten dhe do të vazhdojë pesë herë në ditë gjatë muajit të shenjtë.


Ajo që mediat amerikane e quajnë “Thirrja e thjeshtë, e shkurtër – e njohur si ezani” shënoi një moment historik për Minneapolis dhe qytetet e mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara, thanë anëtarët e komunitetit.

Ndërsa ezani transmetohet zakonisht në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe vendet e tjera, për shumë myslimanë në SHBA, dëgjohet vetëm brenda xhamive ose qendrave të komunitetit.

“Padyshim ka shumë ngazëllim”, ka thënë imami Abdisalam Adam, i cili është në bordin e xhamisë Dar al-Hijrah, nga ku do të transmetohet ezani.

I thirrur nga përfaqësues të ndryshëm nga xhamitë përreth qytetit, thirrja për lutje pritet të arrijë mijëra njerëz në lagjen Cedar-Riverside në Minneapolis, sipas Jaylani Hussein, drejtori ekzekutiv i Këshillit të Minesotës për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori