Duke marr parasysh se disa komuna të Republikës së Kosovës janë duke ofruar pako mbështetëse për bizneset e goditura nga pandemia, Thesari i shtetit ka sqaruar udhëzime lidhur me kompetencat, proceduarat dhe mënyrën e ekzekutimit të këtyre pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike në Republikën e Kosovës.
Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë nga Komuna e Prishtinës rreth pakos së kësaj komune ofruar për bizneset, Thesari njofton se Komuna e Prishtinës ende nuk i ka kryer procedurat e nevojshme për ekzekutimin e kësaj pako, ashtu siç parashihet në rregullativën ligjore për financat publike, bazuar në të informatat nga regjistrat kontabël (SIMFK).
“Po ashtu, Komuna e Prishtinës nuk ka dorëzuar në Thesarin e shtetit një kërkesë zyrtare për pagesa të tilla (masive) për biznese, meqë kjo gjë s`është e mundur, dhe se Thesari pret që nëse ende Komuna planifikon të realizojë ekzekutimin e pakos për biznese, atë duhet ta bëjë sa më parë për shkak të afateve për mbylljen e vitit fiskal, dhe përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në pajtim me legjislacionin dhe udhëzimet në fuqi, që sigurojnë transparencën e duhur dhe llogaridhënie institucionale si organizatë buxhetore, përgjegjëse për dizajnimin dhe zbatimin e saj”, thuhet në njoftim.
“Për këtë proces dhe që t`ju ofrojmë mbështetjen e duhur, ne kemi lëshuar një qarkore (datë 09.12.2020) për të gjitha komunat, me udhëzimet e duhura ligjore dhe operacionale, ndërsa i kemi kthyer një përgjigje me shkrim Komunës së Prishtinës (me datën 10.12.2020), lidhur me aspektet procedurale të zbatimit të pakos për përfitues për biznese, bazuar në kërkesën e saj për sqarime rreth këtyre proceseve”, thuhet më tej.
“Ju njoftojmë se disa komuna, veçse janë në përmbyllje të procesit të ekzekutimit të pakove për bizneset lokale, në përputhje me udhëzimet tona andaj një proces i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat tjera. Thesari sqaron se, sipas legjislacionit në fuqi, ekzekutimi i buxhetit realizohet nga vet organizata buxhetore, përkatësisht komuna, përmes sistemit për menaxhimin e financave publike, në të cilin kanë qasje të autorizuar edhe zyrtarët financiarë të komunave”.
Po ashtu më tej bëhet e ditur se komunat nuk kanë pengesa që të realizojnë zbatimin e pakos, ndërsa sipas nevojës do të kenë një afat shtesë për zotimin e mjeteve si dhe për kryerjen e të gjitha proceseve të shpenzimit të buxhetit për realizimin e këtyre subvencioneve.
Sipas njoftimit, gjithashtu komunat do të vazhdojnë të asistohen në baza ditore në pika të caktuara të procesit (hapja e përfituesve në sistem), duke përshirë edhe realizmin e pagesave për përfituesit në llogaritë e tyre, sipas procesit të rregullt të ekzekutimit të buxhetit.
“Thesari bën me dije se zbatimi i këtyre pakove është në dorën e autoriteteve komunale (siç kanë bërë disa komuna tashmë), dhe kësisoj mbetet në përgjegjësinë e organizatave buxhetore që të kryejnë procedurat e rregullta të ekzekutimit të buxhetit, duke mbajtur përgjegjësinë për zbatimin e proceseve të brendshme të kontrollit. Pretendimet që vonesat në realizim të barten tek Thesari, janë të pabazuara dhe të pa sinqerta. Thesari mbetet në dispozicion për të ofruar mbështetje në këtë proces në pajtim me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë, andaj fton komunat që të gjitha çështjet të adresohen përmes komunikimit ndër-institucional në frymë konstruktive dhe në shërbim të interesit publik”, thuhet më tej. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës