LAJMI I FUNDIT:

Therje me thikë në Podujevë

Therje me thikë në Podujevë
Foto: Ilustrim

Një person është therur me thikë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

“Raportohet se viktima e mitur mashkull K/Shqiptar është therur me armë të ftohtë –thikë në këmbën e majtë nga i dyshuari i mitur mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.


Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar në shtëpi.

Me rastin është njoftuar punëtori i QPS-së, ndërsa thika e përdorur në këtë rast është sekuestruar.

Pas intervistimit me vendimin e prokurorit të shtetit për të mitur i dyshuari është liruar. /Telegrafi/