Therje me thikë në Kaçanik, ngritët aktakuzë kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Ferizaj se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të pandehur me inicialet, A. Ç., L.I dhe Z.Q. Ky i fundit më 19 dhjetor 2020, në Kaçanik, me dashje ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin A.A., duke e goditur të njëjtin me thikë.
Sipas Prokurorisë, viktima ishte goditur në pjesën e pasme të kraharorit të majtë, duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor dhe të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.
“Ndërsa, i pandehuri A. Ç., ka marr pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të të dëmtuarit A.A., me ç’rast ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”. Kurse, i pandehuri L.I., me qëllim të dinjitetit të personit tjetër e sulmon fizikisht të dëmtuarin K.T., duke e goditur të njëjtin me mjet të mprehtë-thikë në pjesën e anës së majtë të shpinës, ashtu që i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor për çka i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

















































