LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohen dy persona

Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohen dy persona
Foto: Ilustrim

Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur me një mjet të fortë (thikë) mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 23:29 në rrugën “Shpetimi”, në Vaganicë të Mitrovicës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

Sipas saj, viktima është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ku pas marrjes së tretmanit mjekësorë është liruar për në shtëpi.


Pllana tha se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike, ndërsa policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar.

“Kemi një rast ‘vrasje në tentativë’. Pas marrjes së informatës policia ka dal në vend të ngjarjes, ku viktima kishte marrë lëndime nga një mjet i fortë( thikë) është dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal-Mitrovicë, ku pas marrjes së tretmanit mjekësorë sipas mjekut kujdestar viktima me insistimin e tij është liruar në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetimet rajonale dhe Forenzika. Nga policia si provë materiale është konfiskuar një thikë dhe një shufër metalike. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe është njoftuar prokurori kujdestar, ku sipas udhëzimeve të tij është hap rasti ‘ vrasje në tentativë’ dhe dy të dyshuarve ju është caktuar masa e ndalimit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Oda e Farmacistëve: Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për listën zyrtare të çmimeve i pa implementueshëm në formën aktuale

Lajme
Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Anulohet suspendimi i gjyqtarit që ndërpreu arrestin shtëpiak ndaj Enver Sekiraqës

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Kalo në kategori