Me siguri se pajtoheni që personazhi Frank Underwood (të cilin e luan aktori Kevin Spacey), anti-heroi i serialit “House of Cards” ka një prej synimeve më ambiciozeve të çdo personazhi fiktiv në ekran.

Ai dëshiron të bëhen president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Është i ftohtë, kalkulon çdo gjë dhe nuk e ndal asgjë për ta arritur qëllimin e vet, transmeton Telegrafi.

Pjesa më e mirë e këtij seriali janë thëniet e personazhit të kryesor, nga të cilat edhe mund të mësojmë shumë.

Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej thënieve më epike dhe më motivuese të Frank Underwood.

­- “Ka dy lloje të dhimbjeve. Dhimbja e cila ju bën të fortë dhe ajo e padobishmja. Kjo e fundit është vetëm për të vuajtur. Unë nuk kam durim për gjëra të panevojshme”. - “Suksesi është përzierje e përgatitjes dhe fatit” - “Rruga drejt fuqisë është e shtruar me hipokrizi dhe viktima – asnjëherë mos u pendoni” - “Nuk jemi asgjë më shumë apo më pak sesa ajo që vendosim ta shfaqim për tjerët” - “Shtrëngojeni dorën me të djathtën, por mbajeni gurin në të majtën” - “Luani nuk merr leje para se ta hajë zebrën” - “Ju e ndërtoni të ardhmen, ajo nuk ju dorëzohet juve”. /Telegrafi/