Woody Allen: “Kam lënë duhanin. Do të jetoj një javë më shumë e gjatë asaj jave do të bjerë shi i çmendur”!
Fabio Fazio: “Pyes veten, po këta prindërit e shtatë xhuxhëve, ishin të pirë kur u vunë emrat fëmijëve të tyre”?
Milton Berle: “I dedikohemi shumë Thomas Edison-it. Po mos të kishte qenë ai, sot do të shihnim televizor me qirinj ndezur”!
George Bernard Shaw: “Për të luajtur golf nuk është e nevojshme të jesh budalla, megjithatë të ndihmon”!
Arthur Bloch: “Puna në grup është esenciale. Të lejon t’ia lësh fajin dikujt tjetë”!
Enzo Biagi: “Njoh ca tipa që do të ishin të shëmtuar edhe në Kore”!
Paul Morand: “Ishte e bukur si gruaja e një tjetri”!
Franco “Coppino” Chioccioli: “Perëndia duhet të më ketë ndihmuar, me siguri. Por, ai që djersinte mbi atë biçikletë isha unë”!
Frank Zappa: “Në luftën mes teje dhe botës, rri nga ana e botës”!
Tiziano Sclavi: “Ej! Nuk gjeta asnjë fije floku në rrobat tuaja. Ti më tradhëton me një grua tullace”!
Eugène Labiche: “Egoisti është një person që nuk mendon për mua”!
Roberto “Freak” Antoni: “Fati është i verbër, por tersi na sheh mirë shumë”!
Stefano Benni: “Gjirafa e ka zemrën larg nga mendimet. Është dashuruar dje e akoma nuk e di”!
Jean-Paul Belmondo: “Shija e suksesit për një aktor s’është asgjë përballë asaj që i shkakton mossuksesi i një kolegu”!
Jerry Lewis: “Lumturia nuk ekziston. Si rrjedhojë, s’na mbetet tjetër, veç të provojmë të jemi të lumtur pa të”! /Telegrafi/