LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tregon për kë do të shkojë vota e tij në balotazhin për Prishtinë

Thaçi tregon për kë do të shkojë vota e tij në balotazhin për Prishtinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përmbyllur intervistën e tij në Klan Kosova, duke folur për zgjedhjet lokale që janë mbajtur me 22 tetor në të gjitha komunat e Kosovës. Por është ndalur tek balotazhi në Prishtinë, aty ku ai voton.

Pa përmendur as emrin e kandidatit të LDK-së, Arban Abrashi dhe atij të VV-së, Shpend Ahmeti që është edhe kryetar aktual i Prishtinës, Thaçi ka lënë të nënkuptohet se vota e tij tashmë është vendosur.

“Unë jam qytetar i Prishtinës. Do të votojë për një Prishtinë të re, evropianë, më moderne, më e zhvilluar më e pasur”, ka thënë Thaçi, transmeton Insajderi.


Ekjo ka ngjallur interesimin e autorit të “Zona e Debatit”, Baton Haxhiu, i cili e pyeti presidentin se çka nënkupton ky qëndrim i tijë.

“I bie që unë do të marrë pjesë edhe si qytetar, do t[i kryej obligimet  e mija të votimit. Unë jam për një Prishtinë më të mirë, ma evropiane, më moderne, më e zhvilluar, më e pastër, më pak kaos dhe më shumë urbanizëm”, ka thënë presidenti.

Në fakt, këtë gjë e premtojnë edhe Abrashi edhe Ahmeti, veçse kundërkandidati i Ahmetit ka akuzuar qeverisjen e tij gati për të gjitha gjërat që presidenti i sheh si probleme të Prishtinës.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori