LAJMI I FUNDIT:

Thaçi tha se e urren “gjendjen e jashtëzakonshme”, reagon nënkryetarja e LVV-së

Thaçi tha se e urren “gjendjen e jashtëzakonshme”, reagon nënkryetarja e LVV-së

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pas deklaratës së presidentit, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se e urren termin  “gjendje e jashtëzakonshme”.

Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se si duket Thaçi më shumë e urren Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Telegrafi.

“Edhe pse Thaçi deklaron tani se e urren gjendjen e jashtëzakonshme, si duket shumë më shumë e urren Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, meqenëse përkundër kësaj, kishte vendosur që ta shpallte pa asnjë arsye në atë kohë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Isa Mustafën dhe Agim Veliun”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell Telegrafi.


Thaçi: Nëse rritet numri i personave të infektuarve me coronavirus do të kthehen masat e kufizimit
Lexo po ashtu Thaçi: Nëse rritet numri i personave të infektuarve me coronavirus do të kthehen masat e kufizimit

Më tej, në shkrimin e bërë, nënkryetarja e LVV-së, ka thënë se presidenti Thaçi ka arritur të krijojë një Qeveri të jashtëzakonshme.

Ndërkaq, presidenti Thaçi sot para mediave duke komentuar situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, ka thënë se e urren termin “gjendje e jashtëzakonshme”, dhe se tani qytetarët duhet të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori