LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon ambasadorët e Quint-it dhe të BE-së: Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, që do të sjellë stabilitet dhe unitet  

Thaçi takon ambasadorët e Quint-it dhe të BE-së: Kosova ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, që do të sjellë stabilitet dhe unitet  

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorët e Quintit dhe atë të Bashkimit Evropian në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas shkarkimit të Qeverisë Kurti nga Kuvendi i Kosovës në javën e kaluar.

Në njoftim të presidencës thuhet se në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ambasadori i Gjermanisë, Ambasadorja e Francës, Ambasadori i Italisë dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.


“Pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marrë hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si President i Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Presidenti tha se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se si president i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori