LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: S’pranojmë kushte të reja për liberalizimin e vizave

Thaçi: S’pranojmë kushte të reja për liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe nuk pranon kushte të reja për liberalizimin e vizave, qoftë heqja e taksës apo themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Thaçi pas forumit të sigurisë, i cili është mbajtur në Mal të Zi, në një konferencë për media ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel në vitin 2013, duhet të respektohen dhe implementohen në tërësi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por jo me aspiratat e ndokujt që mund të cenojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës apo integritetin territorial të saj.

“Kosova ka realizuar të gjitha kushtet e nevojshme në ekonomi, politikë dhe legjislacion parasëgjithash që të ndodhë liberalizimin i vizave, por kushtet e reja nuk do të pranojmë. Ss për heqjen e tarifës apo themelimin e ndonjë mekanizmi, qoftë edhe asociacionit për liberalizimin e vizave. Kosova i qëndron mbrapa arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe implementimit në tërësi”, tha ai. /Telegrafi/