LAJMI I FUNDIT:

Thaçi priti vëzhguesit nga PE-ja, thotë se do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve

Thaçi priti vëzhguesit nga PE-ja, thotë se do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot vëzhguesit nga Parlamenti Evropian për zgjedhjet në Kosovë, të kryesuar nga Igor Šoltes, e me të cilët bisedoi për zgjedhjet në Kosovë, e të cilët përfaqësonin të gjitha grupet parlamentare të Parlamentit Evropian.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, demokratike e fer dhe se pret që të njëjta do të jenë edhe zgjedhjet e 11 qershorit.

Thaçi falënderoi Soltes që Parlamenti Evropian ka dërguar një mision për vëzhgimin e zgjedhjeve.


“Kështu do të konfirmohet standardi i lartë i zgjedhjeve në Kosovë”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Soltes u shpreh se zgjedhjet janë proces i rëndësishëm për Kosovën.

“Jemi të këtu të ndihmojmë këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh z. Soltes.

Presidenti Thaçi u shpreh se çfarëdo të jetë rezultati i zgjedhjeve, Kosova do të ketë qeveri pro-evropiane, pro-NATO dhe multi-etnike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori