LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në takim me eurodeputetët: Marrëveshja me Greqinë, hap shumë pozitiv

Thaçi në takim me eurodeputetët: Marrëveshja me Greqinë, hap shumë pozitiv

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot në Bruksel në një takim të përbashkët ka takuar deputetët e Parlamentit Evropian, Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan.

Siç njoftojnë nga PDSH, në këtë takim janë diskutuar temat aktuale politike në Maqedoni dhe rajon, si dhe proceset integruese të Maqedonisë në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Thaçi në takim e vlerësoi si hap pozitiv arritjen e marrëveshjes për kontestin e emrit me Greqinë që e hap rrugën e integrimit të vendit në strukturat Euro-atlantike dheqë do të ndihmojë për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Ballkanin Perëndimor”, thonë nga PDSH.


Gjithashtu Thaçi ka potencuar se procesi Euro-Atlantik është prioritet absolut për Partinë Demokratike Shqiptare dhe shqiptarët e Maqedonisë dhe i siguroi bashkëbiseduesit për përkushtim maksimal të PDSH-së dhe të qeverisë drejt procesit të reformave.

“Duke e vlerësuar këtë periudhë si shumë të rëndësishme për integrimet tona euro-atlantike, Kryetari Thaçi në takim kërkoi mbështetjen e plotë të miqve tanë ndërkombëtar, si dhe bëri thirrje për hapjen e bisedimeve të vendeve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE”, shtojnë nga PDSH.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike dhe se në këtë drejtim rikthimi i dialogut të mirëfilltë politik është me rëndësi të veçantë, ku të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të ndihmojnë lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit në NATO dhe BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori