LAJMI I FUNDIT:

Thaçi nderohet në Herceg Novi

Thaçi nderohet në Herceg Novi

Adelina Thaçi është nderuar me çmimin e parë në kategorinë e katërt të garave ballkanike të muzikës klasike "Bruna Spiler" të zhvilluar në Herceg Novi në fillim të këtij muaji.

Thaçi ka interpretuar tri arie nga literatura operistike botërore dhe një arie nga Opera “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova, në këtë edicion të parë të këtyre garave.

Këngëtarja kohë më parë ka bërë një hap më shumë në sferën e muzikës klasike, dyje rea realizuar në duet me tenorin e famshëm Hose Carreras këngën “Dolce Suono”. Jo zyrtarisht është bërë e ditur se Carreras së bashu me Thaçin do të interpretojë në një koncert të madh që do të organizohet në Prishtinë gjatë vitit 2008. /Kohavision/