Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi i ka përgëzuar anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete për angazhimin e vazhdueshëm në përmirësimin e kornizës ligjore, për t’i promovuar dhe mbrojtur edhe më mirë të drejtat e komuniteteve.
“Ju falënderoj që vazhdimisht i keni ngritur shqetësimet e komuniteteve të Kosovës. Si president i vendit e mbështes punën tuaj dhe jam i kënaqur me bashkëpunimin që kemi ndërtuar deri më tani. Prioritet i imi është që të inkurajojë dialogun e brendshëm në Kosovë. Kjo vlen edhe për dialogun në mes të komuniteteve të Kosovës, si mënyra më e mirë për të avancuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.
Këto ditë derisa shënojmë 20 vjetorin e intervenimit të NATO-s dhe përkujtojmë viktimat e para dy dekadave, presidenti Thaçi theksoi se të gjithë bëhemi edhe më të vetëdijshëm për tragjeditë që sjellë lufta dhe konflikti.
“Kjo na bënë edhe më të vendosur dhe më këmbëngulës në dialog në mes të të gjitha komuniteteve, të cilat janë pasuri e Kosovës. Forumi si ky i juaji është shtyllë e ndërtimit të paqes dhe stabilitetit në rajon. Shtyllë e bërjes së Kosovës shtëpi e përbashkët për të gjitha komunitetet”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi ka theksuar se e përcjellë me vëmendje gjendjen e komuniteteve në Kosovë.
“Dje pata kënaqësinë të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Zhvillimore të komunitetit malazez në Kosovë. Kam pasur kënaqësinë t’ju pres në zyrë apo të vij tek ju në shënimin e ditës kombëtare për secilin komunitet. Mesazhi nga të gjitha këto takime është se Kosova është shtëpi e të gjitha komuniteteve të saj. Dhe se të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës janë të përkushtuara në përkrahjen dhe promovimin e të gjitha komuniteteve”, u shpreh presidenti Thaçi.
Duke e lexuar Raportin e Progresit të publikuar dje, presidenti Thaçi ka thënë se në pjesën për të drejtat e njeriut në Kosovë vërehet se ka përmirësim të dukshëm në ndërtimin e infrastrukturës ligjore.
“Tani fokusi duhet të jetë në përmirësimin e implementimit të kësaj infrastrukture. Ju ftoj që të luani rol aktiv duke u angazhuar në monitorim dhe raportim të implementimit të të gjitha provizioneve për të garantuar të drejtat e përgjithshme në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.
Anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, në anën tjetër, e njoftuan presidentin Thaçi me të arriturat dhe shqetësimet e komuniteteve të tyre.
“Siguria dhe zhvillimi ekonomik janë shqetësimet kryesore të të gjithë qytetarëve”, konstatuan ata.
Presidenti Thaçi i mirëpriti kontributet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe i ftoi ata për vazhdim të bashkëpunimit.
“Kosova është shtëpia që e ndërtojmë së bashku”, përfundoi presidenti Thaçi.
Në takim me anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete, kreu i shtetit e ka dënuar ashpër edhe sulmin e djeshëm ndaj një gruaje në Lipjan, për të cilën u raportua në mjetet e informimit se dyshohet se është e përfshirë në veprime kriminale.
“Në Kosovë nuk ka vend për dhunë, nuk ka vend për sulme kundër askujt, nuk ka vend për paragjykime”, u shpreh presidenti Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës