Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, po qëndron në Durrës, që është njëra nga zonat më të goditura nga tërmeti.
Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës për Shqipërinë, ndërsa deklaroi se kur Shqipëria ka dhimbje, edhe Kosova ka dhimbje, kur Shqipëria ka zi edhe Kosova ka zi.
Ai ka thënë se Shqipëria ka bërë shumë për Kosovën në vitet e 98 dhe 99, ku ishin hapur dyert për qytetarët e Kosovës dhe të njëjtën gjë po bënë sot Kosova për qytetarët e Shqipërisë, ndërsa ka pohuar se Shqipëria nuk është vetëm, e ka Kosovën e ka edhe bashkësinë ndërkombëtare.
“Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë popullit të Shqipërisë për strehimin që i ka bërë në vitet 98 – 99, prandaj në atë kohë. Sot vlen e njëjta, çdo derë, çdo shtëpi në Kosovë, është e hapur për qytetarët me nevojë nga Shqipëria. Nga ajo që shoh dhe nga ajo që bisedova me presidentin Meta, e shoq ë institucionet e Shqipërisë janë në kryerje të detyrës, dhe gjithçka çka kërkohet nga Kosova, do të jetë një koordinim shumë i ngushtë me institucionet e Shqipërisë. E ritheksoj, kur Shqipëria është në zi, edhe Kosova është në zi, kur Shqipëria ka ditë të mira, edhe Kosova ka ditë ët mira”, tha Thaçi.
Kurse presidenti Meta tha se për dy ditë më radhë po falënderon në vazhdimësi njësitë e specializuara të ardhura nga Kosovë, ndërsa ka falënderuar në veçanti mediat e Kosovës, të cilat, siç tha, ai kanë bërë që të sensibilizohet opinioni në Kosovë për t’i dal në ndihmë popullit shqiptar, raporton KosovaPress.
“Është një situatë dramatike, e cila vazhdon dhe ka vështirësisë e saj, sepse ende ka lëkundje, siç pati sot në mesditë, të cilat cenojnë edhe punën dhe sigurinë e forcave të kërkimshpëtimit në rrënojat e godinave, të cilat janë rrëzuar, e ku po kërkohen qytetarët tanë, me shpresën për t’i shpëtuar ata. Në radhë të parë do të doja të shprehja falënderimet e përzemërta për shtetin e Kosovës, për popullin e Kosovës, për presidentin e Kosovës, Zotin Thaçi me të cilin jemi sot këtu, për të gjithë institucionet e Kosovës, në mënyrë të veçantë për FSK-në, e cila ka fituar një simpati mjaft të gjerë, jo vetëm për shkak të reagimit të menjëhershëm, e cila ka qenë e para, që është gjendur në vatrat më të nxehta të kësaj krize, por edhe me seriozitetin dhe efikasitetin e përkushtimin e saj, ka bërë dhe po bënë çdo gjë për të na ndihmuar të gjithëve, në këtë sfidë të jashtëzakonshm e dhe të pa provuar”, tha Meta. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit