Thaçi: Kosova sot humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës

Incidenti i armatosur në Istog, ku përpos plaçkitësit mbeti i vdekur edhe pjesëtari i Policisë së Kosovës, ka nxitur reagime të shumta.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar se Kosova sot fatkeqësisht humbi një polic të guximshëm në krye të detyrë.
"Kosova, fatkeqësisht, sot e humbi një polic të guximshëm në krye të detyrës. Ngushëllime familjes Demaj dhe Policisë së Kosovës. Izet Demaj është hero i Republikës së Kosovës.", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































