Thaçi: Kosharja, beteja më e rëndësishme e UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook ka thënë se Beteja e Koshares është më e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Beteja e Koshares, e zhvilluar 17 vjet më parë është ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vendosmëria, trimëria dhe heroizmi i luftëtarëve në këtë betejë janë kapitull i lavdishëm i luftës sonë për liri dhe pavarësi. Lufta e drejtë dhe e ndritshme e UÇK-së është motiv për shoqërinë dhe institucionet tona shtetërore drejt integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































