Thaçi e uron Rushitin për marrjen e Çmimit Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka uruar drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin.
Postimi i Thaçi në Facebook:Përmes një bisede telefonike e urova Drejtoreshën Ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, për Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme, që iu nda nga Departamenti Amerikan i Shtetin. Ajo po vazhdon të bëjë një punë të madhe për rehabilitimin e viktimave të torturës, për avokimin për gratë e dhunuara gjatë luftës dhe për të drejtat e njeriut në Kosovë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































