LAJMI I FUNDIT:

Teuta Rugova: “Elektorati rugovian”, i papërsëritshëm

Teuta Rugova: “Elektorati rugovian”,  i papërsëritshëm

Megjithëse ende nuk i ka mbushur 24 vjet, ajo ia ka mësyrë rrugës më të vështirë, për moshën e saj rinore - politikës!

Në fakt ajo ka një “përvojë” jetësore të marrjes me politikë! Është rritur në familjen ku fjala politikë ka qenë “ushqim i përditshëm!”

Teuta Rugova, vajza e presidentit Ibrahim Rugova ka qenë “e politizuar” me lëvizjen politike të quajtur Lidhja Demokratike e Kosovës prej fëmijërisë së saj.

Është bashkëmoshatare me Lidhjen Demokratike. I kanë vetëm disa muaj në mes. LDK ka lindur në dhjetor të vitit 1998 ndërsa Teuta në shtator të vitit 1990.


Në një intervistë, ajo shpalos kujtimet e saj të jetës fëmijërore, të relacionit me babain e saj, ish-presidentin e vendit Ibrahim Rugova, për jetën e saj, gjatë kohës së okupimit serb, si dhe për ambiciet e saj për të vazhduar rrugën politike të babait të saj.

“Unë po garoj për deputete të LDK-se dhe nuk më duket aspak e përshtatshme fjala ‘aderim’ që po përdoret për aktivizimin tim në LDK. Unë dhe familja ime jemi në LDK që nga fillimi dhe fjala aderim nuk na takon neve”, ka thënë Rugova.

Ajo beson se me përkrahjen e qytetarëve, përkatësisht të rinjve, do të fitoj garën për deputete dhe menjëherë do të filloj punën e palodhshme për vendin tonë.

Sipas Teutës, elektorati rugovian në kohën e babait të saj ka qenë elektorat i papërsëritshëm dhe është vështirë që të ndodhë sërish.

“Do të bëj maksimumin që të bashkoj rreth LDK-së sa më shumë qytetarë që të jetë e mundur me punën dhe vullnetin që kam”, ka thënë për gazetën “Bota press”, Teuta Ibrahim Rugova. /Telegrafi/