LAJMI I FUNDIT:

Tetovë: Për gjashtë muaj 801 gjoba për drejtim të automjeteve pa leje për vozitje

Tetovë: Për gjashtë muaj 801 gjoba për drejtim të automjeteve pa leje për vozitje

SPB Tetovë informon se në gjashtë muajt e parë të këtij viti (2021) në rajonin e gjerë të Tetovës, efektivët e policisë të Stacionit Policor për Sigurinë e Trafikut Rrugor kanë zbuluar dhe sanksionuar në mënyrë adekuate gjithsej 801 persona që drejtonin automjete pa kaluar provimin për patentë shoferi dhe të njëjtit do të përballen me gjobat e parashikuara ligjërisht me vlerë prej 250 euro në kundërvlerë me denarë.

Nga SPB Tetovë thonë se një gjobë e tillë është paraparë edhe për pronarët e veturave të cilët kanë lejuar që veturat e tyre të drejtohen nga persona që nuk posedojnë patentë shoferi.

“Vetëm dje (7-korrik) në Tetovë, janë sanksionuar 7 shoferë pa patentë shoferi, mes të cilëve tre qytetarë nga Shkupit dhe të gjithë kanë drejtuar automjete motorike të udhëtarëve. Duke marrë parasysh që në këtë zonë tashmë ka trafik të shtuar në rrugët përreth dhe rrugët e Tetovës, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përsëri apelon, sidomos te të rinjtë, që të mos ulen
pas timonit pa kaluar më parë provimin për patentë shoferi, sepse në atë mënyrë ata vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”.


“Prindërit dhe të afërmit e tyre njoftohen se dhënia e automjeteve personave të mitur i ekspozon ata drejt rrezikut të shkaktimit të aksidenteve në trafik, shpesh me pasoja të rënda dhe të pariparueshme”, thonë nga SPB Tetovë.

Ata gjithashtu thonë se do të vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara dhe pa përjashtime do të sanksionojë shkelje të tilla dhe të tjera, në përputhje me Ligjin për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 225 pika 9.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori