Vrasjet klasike të cilët cilësohen si krim nga ana e policisë, në rajonin e Tetovës viteve të fundit shënojnë rënie, sidomos në dy vitet e fundit, duke përfshirë edhe këtë vit që po përmbyllet. Kësisoj, deri në fillim të muajit dhjetor në rajonin më të gjerë të Tetovës, nuk është regjistruar asnjë vrasje. Kështu thonë të dhënat e Policisë së Tetovës, respektivisht Sektorit për Punë të Brendshme. Përderisa në rajonin më të gjerë të Tetovës nuk është shënuar asnjë vrasje, që cilësohet si krim, nuk kanë munguar tentimet për vrasje. Gjegjësisht, nga policia e Tetovës pohojnë se të gjitha këta tentime për vrasje janë zbuluar.
“Gjatë këtij viti në Sektorin e Punë të Brendshme në Tetovë, nuk është regjistruar asnjë vrasje respektivisht në rajonin më të gjerë të Tetovës. Ndërkaq 5 vrasjet në tentativë në këtë periudhë janë zbardhur dhe rrumbullakuar plotësisht me parashtresa adekuate”, thotë për gazetën Koha, Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Trendi i numrit të vogël të vrasjeve ka vijuar nga viti në vit. Gjatë vitit të kaluar respektivisht 2019, janë shënuar vetëm dy vrasje, kurse numri i tentimeve për vrasje ka qenë pesë.
“Gjatë vitit 2019 kanë ndodhur 2 vrasje të cilat janë zbardhur plotësisht dhe 5 tentativa për vrasje, nga të cilat 4 janë zbardhur, kurse 1 prej tyre është në fazën e fundit të pastrimit”, pohon zëdhënësi policor Fatmir Rexhepi. Sa i takon viteve paraprake, gjegjësisht në vitin 2018, në rajonin e Tetovës, pa komunat e Gostivarit janë shënuar tre vrasje. Edhe këta vrasje janë zbardhur nga ana e policisë.
“ Në vitin 2018, numri i përgjithshëm i vrasjeve në këtë zonë kishte të bëj me 3 raste. Dy janë zbardhur plotësisht, si dhe 9 tentativa për vrasje që janë zbardhur plotësisht dhe për të cilat janë përgatitur parashtresat adekuate”, njofton për Gazetën Koha, zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Në ndërkohë profesori universitar Qebir Avziu, thotë se vrasjet kanë shënuar shifra të ulëta në të gjitha vendet e botës që nga fillimi i pandemisë.” Sipas qëndrimeve kriminalistike dhe kriminologjike, gjatë kohës së pandemisë, thuaj se në të gjitha vendet e botës, kriminaliteti klasik, sidomos vrasjet shënojnë ulje të dukshme. Kjo është evidente, edhe në disa vende të BE-së, siç janë Kroacia dhe Sllovenia, si dhe vendin jonë, Republika e Maqedonisë së Veriut. Kështu gjatë këtij viti (2020), fatmirësisht në rrethinën e Tetovës, nuk ka pasur asnjë vrasje”, thotë për gazetën Koha profesori Avziu. Më tej ai pohon se edhe krahas pandemisë, megjithatë një faktor tjetër që ka ndikuar në uljen e shifrave është edhe migrimi i shumë kriminelëve nga Maqedonia e veriut në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.
“Edhe gjatë viteve të kaluara, numri vrasjeve ka qenë shumë i vogël, ndërsa nuk ka pasur pandemi. Kjo më së shumti vjen si shkak i asaj që viteve të fundit, në vendet e BE-së, nuk kanë migruar vetëm qytetarët që kanë kërkuar punë, por edhe një numër i konsiderueshëm i kriminelëve të njohur, të cilët tash më gravitojnë në vendet e BE-së dhe janë pjesë e organizatave të ndryshme kriminale. Por edhe gjatë kësaj periudhe disa lloje të veprave penale, shënojnë rritje të madhe, sidomos dhuna në familje”, shprehet Avziu. Në ndërkohë, nga viti 2015 e deri në vitin 2017, në rajonin që mbulon Sektori për Punë në Tetovë janë regjistruar 12 vrasje, kurse viti më i zi ka qenë 2015, me gjithsej 7 vrasje, por në këta shifra janë regjistruar edhe vrasjet në rajonin e Gostivarit. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës