Instituti EPIK (European Policy Institute of Kosovo) ka publikuar dy infografika rreth ndikimit të dialogut me Serbinë në njohje dhe përfitimet e dy vendeve në procesin e integrimit, në të cilën shihet se dialogu ka ndikuar negativisht në njohjet e shtetsisë së Kosovës, ndërsa, është Serbia ajo që ka fituar në proceset integruese.
Instituti EPIK është ndalur te historiku i dialogut, ku më 8 mars 2011 filloi dialogu Kosovë-Serbi, që kishte për bazë Rezolutën 64/298 të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në shtator të vitit 2010, ku Bashkimi Evropian do luante rolin e ndërmjetësuesit në këtë proces.
“Fillimisht dialogu kishte natyrë teknike i koncentruar në tri çështje kryesore: nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, mbështetjen e procesit të integrimit Evropian; dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, me theks të veçantë integrimin e strukturave paralele në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës. Pas arritjes së marrëveshjeve të para teknike u bë e qartë për të gjithë se ky dialog teknik po hap tema të cilat ndikojnë në çështjet e thella politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës. Aso kohe, krerët e shtetit deklaruan se dialogu me Serbinë për çështje politike nuk është në tryezat e Prishtinës, Brukselit dhe Uashingtonit”
“Njëkohësisht, qëndrimi i SHBA-ve i artikuluar nga ish Sekretarja Clinton ishte që SHBA-të janë kundër çfarëdo diskutimi për ndryshimit të kufijve apo rihapjes së pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, në anën tjetër, kryenegociatori Serb, Borko Stefanoviç nënvizoj se ndarja është një nga objektivat që Beogradi shpreson të legjitimoj përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Në këtë kontekst, viti 2018 shënoj nisjen e diskutimit të idesë të shkëmbimit të territoreve, diskurs ky që shkaktoj konfuzitet, polarizim të shoqërisë dhe skenës politike, si dhe mos unifikim te faktorit ndërkombëtar. Hapja e temës se territorit, që krahas ushtrimit të pushtetit dhe popullsisë, përbëjnë tre elemente bazë për njohjen e shtetësisë së një vendi ka rrënuar fuqizimin e subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Ky institut thotë se ajo që kanë pa si rezultat i dialogut është që numri i njohjeve ka filluar dukshëm te bie që nga lansimi i tij.
“Ne vitin 2011 – kemi pas 12 njohje, 2017 – 2 njohje dhe 2018 – 1 njohje. Po ashtu, në vitin 2018 për herë të parë ishim dëshmitarë të veprimeve politike të vendeve të caktuara të cilat kanë dërguar nota verbale për tërheqje të njohjeve. Instituti EPIK konsideron se ideja e shkëmbimit të territoreve po rrënon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke rikthyer rolin e Serbisë si vend përcaktues ne definimin e shtetësisë se Kosovës – të njohur nga 116 vende si dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e cila legalizoj Deklaratën e Pavarësisë se Kosovës si normën bazike të Kushtetues tonë. Përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dialogu kishte për qëllim avancimin e rrugës integruese të Kosovës dhe Serbisë. Pothuaj tetë vite pas lansimit të dialogut, Instituti EPIK konsideron se Serbia ka përfituar në mënyre asimetrike nga dialogu. Që nga fillimi i negociatave, Kosova lansoi procesin e liberalizimit të vizave dhe fitoj Marrëveshjen e Stabilizim Asocimi. Ndërsa, Serbia fitoi statusin e vendit kandidat, hapi negociatat e anëtarësimit dhe filloi negociatat në 16 kapituj”, thuhet në komunikatë.
Në këtë drejtim, Instituti EPIK konsideron se dialogu duhet të zhvillohet në premisa të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Konsensusi duhet të ndërtohet përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, gjithmonë duke respektuar rrugën juridiko-kushtetues të procesit për të ardhur deri te një konsensusi politik, dhe jo e kundërta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?