LAJMI I FUNDIT:

Tetë skuadra që nuk dinë për humbje në pesë kampionatet më të forta (Foto)

Tetë skuadra që nuk dinë për humbje në pesë kampionatet më të forta (Foto)

Janë zhvilluar më pak se 10 ndeshje në kampionatet më të forta në Evropë.

Fillim i kampionatit me fitore dhe lojë të mirë.

Këtë e kanë bërë tetë skuadra në Evropë, që po tregojnë rritje dhe po llogariten si pretendent për titull.


8.PSG

Kur ke një skuadër siç ka Paris Saint-Germain, dhe luan me skuadra si Metz, Dijon dhe Strasbourg, nuk është befasi nëse je i pamposhtur.

Djelmoshat e Unai Emery kanë vetëm një barazim me Montpellier 0-0.

7.Barcelona

Edhe pse e kanë humbur Neymarin që kaloi te Paris SG, Barcelona është treguar e frikshme në këtë fillim të La Ligas.

Shtatë fitore dhe një barazim me 24 gola të shënuar është bilanci i balugranave.

6.Manchester City

Kur është puna për të shënuar gola, mendja të shkon te Man City që kanë gjetur portën plot 29 herë.

Nëse vazhdojë me këtë seri ata do ta thyejnë edhe rekordin e Chelseat që brenda një viti kishin shënuar 103 gola.

5.Manchester United

Edhe Manchester United ka vetëm dy barazime deri më tani.

Djelmoshat e Jose Mourinhos po shihen me një sy tjetër këtë edicion.

4.Atletico Madrid

Klubi ka arritur ta ruaj një lojtarë si Antoine Griezmann, që shihet si lider.

Klubi edhe pse nuk ka blerë lojtarë në verë, mbetet kockë e fortë për çdo kundërshtar.

3.Inter  

Interi në ndeshjen e fundit e  mposhti Milanin me rezultat 3-2 në një ndeshje të fortë. Mauro Icardi shënoi het-trik dhje po e mban klubi në valle për titull.

Djelmoshat e Luciano Spallettit kanë fituar të gjitha ndeshjet, ndërsa kanë vetëm një barazim.

2.Valencia

Ka ikur koha kur Valencia humbte 8-0 ndaj Barcelonës. Këtë sezon nën inspirimin e Simeone Zazas, klubi është kthyer në ditët e shkëlqimit.

Pesë fitore dhe tri barazimi, përfshirë edhe atë me Real Madrid 2-2 dhe me Atletico Madridin, 0-0.

1.Napoli

E vetmja skuadër në Evropë që ka bilance të shkëlqyer. Napoli është duke e udhëhequr Serien A, dhe po shihet si favorit për titull.

Në Napoli ëndërrojnë që këtë vit mund të vije titulli që mungon që nga vitit 1990. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Zbulohen fjalët që ia tha Messi gjyqtarit gjatë përplasjes së ashpër verbale me të

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori