LAJMI I FUNDIT:

Tetë raste të dhunës psikike e fizike në familje – kërcënime edhe kur viktima po intervistohej nga policia

Tetë raste të dhunës psikike e fizike në familje – kërcënime edhe kur viktima po intervistohej nga policia
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në raportin 24 orësh janë raportuar tetë raste të dhunës në familje.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Drenas, Prizren, Pejë, Gjakovë, Vushtrri.

Madje në rastin në Prizren, gjatë kohës që viktima po intervistohej nga Policia e njëjta ka pranuar dy mesazhe kërcënuese nga i dyshuari.


Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës:

Prishtinë 20.06.2023-10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale,  i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt .

Drenas 20.06.2023-20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ofenduar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Kaçanik 20.06.2023-22:40. Ështe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren 20.06.2023-12:10. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima, gjatë intervistimit, nga i dyshuari ka pranuar dy mesazhe kërcënuese. Rasti nën hetime.

Prizren 20.06.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarveshje verbale, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje

Pejë 19.06.2023 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 20.06.2023-07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari mashkull kosovar i ka kërkuar viktimës që të largohet nga banesa. Gjatë kontrollit, te i dyshuari  janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 20.06.2023-14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori