Shqipëria para ndeshjes me Italinë ka dhimbje të mëdha koke, pasi i mungojnë tetë futbollistë.

Vetëm në këtë fundjavë janë dëmtuar tre lojtarë duke filluar me Arlind Ajetin, e më pas me Berat Gjimshitin dhe Amri Abrashin, i cili sipas klubit të tij do të jetë jashtë fushave për aktor javë. me këtë të fundit që duhet të mungojë të paktën 4 javë, e deklaruar nga vetë klubi i Freiburg.


Sikurse Abrashi, njëjtë mund të mungojnë edhe Ajeti dhe Gjimshiti dhe në ndeshjet me Spanjën dhe Italinë mund të jenë jashtë.

Arlind Ajeti in middle together with ermir lenjani and amir abrashi singin hymn anthem albania euro2016 jun2016

Këtyre dy dëmtimeve u shtohet edhe ai i  Bekim Balajt, që ka kohë që është i dëmtuar.

I dëmtuar është edhe Ansi Agollit që nga ndeshja me Maqedoninë dhe ende nuk është rikuperuar.

AnsiAgolli

Deri këtu numri shkon në pesë dëmtime, që do të mungojën sigurt në dy ndeshjet e radhës për eliminatore “Rusi 2018”, shkruan Telesport.

Por nuk mbaron këtu “dhimbja e kokës” për trajnerin Christian Panucci, pasi të skualifikuar për shkak të kartonëve janë edhe Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi.

mavrajj 11 e1473169269328

Pra, në total priten tetë mungesa.

Nga e gjithë kjo situatë e keqe mund të përfitojë Taulant Xhaka, që nuk grumbullohet që nga marsi, pas ndeshjes me Italinë në Palermo.

xhaka 11 e1490652167975

Xhaka mund të luajë në të gjitha pozitat në mesfushë dhe në ndeshjet e fundit ka qenë shartues te Baseli edhe në Ligën e Kampionëve.

telegrafi sport app