Kosova brenda katër ditësh do t’i zhvillojë dy ndeshje, kundër Danimarkës (miqësore) dhe Bullgarisë (e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian).

Në vitin e fundit Kosova e ka rritur nivelin duke e fituar edhe grupin në Ligën e Kombeve dhe duke kaluar Ligën C.  Por ajo që vërehet është rritja e numrit të lojtarëve që luajnë te Kosova A e karrierën e kanë nisur në klubet vendore.


Madje edhe lojtari më në formë i Kosovës, Milot Rashica, që luan te Werder Bremen është produkt i futbollit vendor.

Ai është një nga tetë lojtarët që janë ftuar për këto dy ndeshje e që janë produkt i futbollit vendor. Rashica e ka nisur karrierën te SH.F. Mehmet Kurda pastaj te Llamkos Kosova tani e njohur si Vushtrria.

Pastaj vjen Vedat Muriqi i cili luan te Goztepespor. Ai karrierën e ka nisur te Liria.

Bernard Berisha (Besa), Edon Zhegrova (Flamurtari, Prishtina) dhe Lirim Kastrati (Kika), Florent Hasani (Vushtrria) janë emrat të tjerë të sulmit që karrierën e kanë nisur në Kosovë.

53681266 1972708649524517 2036133141927690240 o Hasani e Rrahmani, produkt i Kosovës

Nga mbrojtja vjen Amir Rrahmani që karrierën e ka nisur te Ramiz Sadiku, por ka luajtur edhe te Drenica.

Së fundmi i cili vjen nga futbolli i Kosovës dhe luan ende këtu është Visar Bekaj, që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë.

Tetë lojtarë nuk janë pak, për një ekip që kanë treguar se i ka marr hapat   e parë dhe i ka renditur fitoret. /Telegrafi/Vedat Muriqi (Liria)

54730400 1972705392858176 5134271134761484288 o

Amir Rrahmani (Ramiz  Sadiku)

54433788 1972708006191248 3038778658585051136 o

Milot Rashica (Vushtrria)

54516658 1972705279524854 5849462543361245184 o

Edon Zhegrova (Prishtina)

54434581 1972709302857785 3925226137151602688 o

Visar Bekaj (Prishtina)

54230717 1972707079524674 3730484344196694016 o

Lirim Kastrati (Kika Hogosht)

54255978 1972706969524685 5758744540487876608 o

Florent Hasani (Vushtrria)

37749366 2141857815844282 388409212725624832 n

Bernard Berisha (Besa)

54515775 1972704939524888 4226661665132773376 o

telegrafi sport app